杏MAP导航

K?rko

Takimi i Pap?s me Patriarkun ortodoks bullgar Neofit Takimi i Pap?s me Patriarkun ortodoks bullgar Neofit  Editorial

Papa Fran?esku dhe tre ekumenizmat

Duke u takuar me an?tar?t e Sinodit t? Kish?s Ortodokse Bullgare, Ati i Shenjt? kujtoi ekumenizmin e gjakut, q? i bashkon martir?t e krishter? t? t? gjitha konfesioneve dhe, propozoi si rrug? t? praktikueshme ekumenizmin e “t? varf?rve” dhe at? t? “misionit”.

R.SH. Vatikan

Andrea Tornielli

Ekumenizmi i gjakut, ekumenizmi i të varfërve dhe ekumenizmi i misionit. Në fjalimin e tij drejtuar Patriarkut Neofit dhe Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse të Bullgarisë, Papa Françesku tregoi një mënyrë të praktikueshme për bashkimin e të krishterëve, që u përkasin konfesioneve të ndryshme. Kisha të bashkuara, pavarësisht nga ndarjet e mëparshme, nga konfliktet dhe polemikat doktrinore, sepse kanë të përbashkët martirizimin dhe persekutimin, ekumenizmin e gjakut, siç e ka quajtur shpesh Papa, duke kujtuar se persekutuesit nuk bëjnë dallime kur sulmojnë besimtarët e Krishtit dhe vendet e tyre të lutjes.

Papa Françesku foli për të krishterët bullgarë të cilët “pësuan vuajtje në emër të Krishtit, veçanërisht gjatë persekutimit të shekullit të kaluar”. E kujtoi “shumë vëllezër e motra të tjera në botë”, që “vazhdojnë të vuajnë për shkak të fesë”, duke u kërkuar të gjithëve “të mos mbetemi të mbyllur, por të hapemi, sepse vetëm kështu, fara sjell fryt”.

Pastaj Papa, duke përkujtuar Angelo Roncalli-n, Papën e ardhshëm Gjoni XXIII, i cili ishte përfaqësues papnor në Bullgari, ripropozoi dëshminë e tij, duke i ftuar të krishterët “të ecnin dhe të veprojnë së bashku për të dëshmuar Zotin, në veçanti, duke u shërbyer vëllezërve më të varfër dhe më të harruar, në të cilët Ai është i pranishëm”. Ky është “ekumenizmi i të varfërve”. Mund të jemi të bashkuar që tani, mund të ecim së bashku pavarësisht nga dialogu i krerëve dhe nga ndryshimet teologjike. Ungjilli mund të dëshmohet së bashku, përkrah atyre që vuajnë.

Ekumenizmi i tretë lidhet me misionin dhe me bashkimin, në gjurmët e shenjtorëve Cirili dhe Metodi: është ai i misionit. Mund të ecim së bashku për të kumtuar Ungjillin. Papa nguli këmëbë sidomos në përfshirjen e të rinjve: “Sa e rëndësishme është që, duke respektuar traditat dhe veçoritë e secilit, të na ndihmojnë të gjejmë mënyra për ta transmetuar fenë me gjuhë dhe forma, që u japin mundësinë të rinjve ta përjetojnë gëzimin e një Zoti, që i do dhe i thërret”.

Dialogu i teologëve, udha për të sqaruar pyetjet ende pa përgjigje - të cilat, në rastin e ortodoksëve, nuk prekin elementet thelbësore të fesë dhe të sakramenteve - janë të rëndësishme. Por kjo nuk mjafton. Mbi të gjitha, ka rrezik të mbetet diçka e largët, e lidhur vetëm me punën e ekspertëve. Ç’mund të ndikojë në jetën konkrete të të krishterëve me tradita të ndryshme, që jetojnë krah për krah, është propozimi i një ekumenizmi, i cili duhet vënë në praktikë pa pritur përgjigje nga lart. Ekumenizmi i dëshmisë dhe i misionit. Kështu, bashkimi i të krishterëve bëhet shenjë e unitetit dhe e paqes për botën.

05 maj 2019, 18:30