杏MAP导航

K?rko

2025.09.12 S.E. Mons. Thibault Verny, Presidente della Pontificia Commissione per la Tutela dei Minori

Papa pret presidentin e Tutela Minorum: t? vazhdoj? impenjimi kund?r abuzimeve

P?r her? t? par? q? nga marrja e detyr?s, kryeipeshkvi Thibault Verny u prit nga Leoni XIV, t? cilit i paraqiti Raportin e dyt? Vjetor mbi politikat dhe procedurat p?r mbrojtjen n? Kish?. Komisioni ripohon impenjimin e tij p?r t? vazhduar misionin, q? i ?sht? besuar nga Papa Fran?esku p?r "vendosjen e nj? kulture parandalimi kund?r abuzimeve n? t? gjith? Kish?n"

R.SH. – Vatikan

Paraditen e sotme, 12 shtator, Papa Leoni XIV u takua me kryeipeshkvin Thibault Verny të Chambéry, njëkohësisht kryetar i Komisionit Papnor për Mbrojtjen e të Miturve, emëruar në krye të këtij organizmi më 15 korrik. Papa e priti në Pallatin Apostolik prelatin e shoqëruar nga kryeipeshkvi Luis Manuel Alí Herrera, Sekretar i Komisionit.

Paraqitet Raporti i dytë mbi politikat dhe procedurat e Mbrojtjes

"Audienca", thuhet në një deklaratë të Komisionit Papnor, "u kërkua nga imzot Verny, që t'i shprehte personalisht mirënjohjen e tij Atit të Shenjtë për besimin që i dha me emërimin e tij dhe të paraqiste Raportin e dytë Vjetor mbi politikat dhe procedurat e Mbrojtjes në Kishë. Ky Raport, i hartuar me nismën e Papës Françesku që nga viti 2022, ka për qëllim të vlerësojë dhe të promovojë aftësitë mbrojtëse të Kishave dhe instituteve fetare lokale, duke dhënë këshilla praktike, të bazuara në përvojat konkrete të fituara nga Kisha në kontekste të ndryshme. Raporti i parë u paraqit më 29 tetor 2024.

"Jo" të gjitha formave të abuzimit

Gjatë takimit, shpjegon më tej deklarata, kryeipeshkvi Verny ripohoi impenjimin e Komisionit për të vazhduar misionin, që i është besuar nga Papa Françesku në Kushtetutën “Praedicate Evangelium”, duke zhvilluar më tej udhët e mbrojtjes kundër abuzimeve në Kishë, duke hartuar Raportin Vjetor dhe duke mbështetur Kishat lokale përmes Iniciativës Memorare. "Me përvujtëri dhe shpresë", pohon presidenti, "Komisioni vazhdon misionin që na është besuar, duke çuar përpara vizionin e Atit të Shenjtë për të rrënjosur në të gjithë Kishën një kulturë parandalimi, e cila nuk toleron asnjë formë abuzimi: as me pushtetin a me autoritetin, as me ndërgjegjen a me përshpirtërinë e, as abuzimin seksual".

12 shtator 2025, 13:07