Papa: Ipeshkvi ?sht? sh?rb?tor, episkopati nuk ?sht? dhurat? personale
R.SH. / Vatikan
"Ipeshkvi është shërbëtor, ipeshkvi është thirrur t’i shërbejë fesë pranë popullit". Kështu tha Papa Leoni XIV duke pritur në audiencë ipeshkvijtë e shuguruar vitin e fundit. Ati i Shenjtë Prevost theksoi para të pranishmëve se "dhuntia që keni marrë prej Zotit nuk është për veten tuaj, por për të shërbyer kauzën e Ungjillit. Ju jeni zgjedhur dhe thirrur për t'u dërguar, si apostuj të Zotit dhe si shërbëtorë të fesë".
“Është fjala për diçka që ka të bëjë me identitetin tonë. Shërbimi nuk është një karakteristikë e jashtme apo një mënyrë për të ushtruar rolin. Përkundrazi, atyre që Jezusi i thërret si dishepuj dhe shpallës të Ungjillit, në veçanti Dymbëdhjetëve, u kërkohet liria e brendshme, varfëria e shpirtit dhe gatishmëria për shërbim që buron nga dashuria, për të mishëruar të njëjtën zgjedhje të Jezusit, i cili u bë i varfër për të na pasuruar. Ai na ka shfaqur stilin e Zotit, i cili nuk na zbulohet në fuqi, por në dashurinë e një Ati që na thërret në bashkësi me Të''.