杏MAP导航

K?rko

Papa Et?rve augustinian?: "D?gjim, p?rvujt?ri dhe unitet"

Sot pasdite, m? 1 shtator, Papa Leoni XIV hapi kapitullin e p?rgjithsh?m t? Urdhrit t? Sh?n Augustinit me kremtimin e Mesh?s kushtuar Shpirtit Shenjt kremtuar n? Bazilik?n kushtuar ipeshkvit t? Hipon?s, n? zem?r t? Rom?s. “Askush t? mos mendoj? se i ka t? gjitha p?rgjigjet vet?. Secili t? bashk?ndaj? me hapje at? q? ka. T? gjith? t? pranojn? me fe at? q? Zoti frym?zon” thot? Papa, “kriteri i verifikimit t? veprimit tuaj” t? jet? ajo q? bashkon.

R.SH. / Vatikan

Një kthim në shtëpi për Papa Leonin XIV, i cili këtë pasdite kryesoi Meshën në Bazilikën e Shën Augustinit në Romë për fillimin e punimeve të Kapitullit të Përgjithshëm - i 188-ti - i Urdhrit të Shën Augustinit, i thirrur për të zgjedhur Eprorin e ri të Përgjithshëm. Kujtojmë se Papa Prevost e ka drejtuar Urdhrin e Etërve Augustinianë për 12 vjet, nga 2001 deri në 2013. "I kërkojmë - tha Leoni XIV në homeli, pasi shqiptoi disa fjalë në anglisht - Zotit që Shpirti i Tij të mbizotërojë mbi çdo logjikë njerëzore, në mënyrë të begatshme dhe të parezistueshme, në mënyrë që Personi i Tretë hyjnor të bëhet vërtet protagonist i ditëve në vijim. Shpirti Shenjt Zot flet, sot si në të kaluarën. E bën këtë në thellësitë e zemrës dhe përmes vëllezërve e rrethanave të jetës. Prandaj është e rëndësishme që klima e Kapitullit, në harmoni me traditën shekullore të Kishës, të jetë një klimë dëgjimi, dëgjimi i Zotit dhe i të tjerëve". 

Tri fjalët mishërojnë rrënjët e shpresës

Duke folur me bashkëvëllezërit e tij augustinianë, Leoni XIV kujtoi se ata janë "gjymtyrë të Trupit të Krishtit, i cili flet të gjitha gjuhët. Dhe ndoshta, gjatë këtij momenti të shkurtër reflektimi mbi Fjalën e Zotit dhe mbi atë që Zoti kërkon nga të gjithë ju, nga ju që jeni gati të filloni këtë Kapitull të Përgjithshëm të Zakonshëm, do t'ju jepet jo domosdoshmërisht dhurata për të kuptuar ose folur të gjitha gjuhët, por dhurata e të dëgjuarit, dhurata e të qenit të përulur dhe dhurata e promovimit të unitetit, brenda Urdhrit dhe nëpërmjet Urdhrit, në të gjithë Kishën dhe në botë", theksoi Papa. 

"Zoti i di çka është e nevojshme për përmbushjen e së mirës që, në urtinë e provanisë së Tij, ua beson ju. Prandaj jetoni këto ditë në një përpjekje të sinqertë për të komunikuar dhe kuptuar, dhe bëjeni këtë si një përgjigje bujare ndaj dhuratës së madhe dhe unike, të dritës dhe hirit, që Ati i Qiellit ju bën duke ju thirrur këtu, pikërisht ju, për të mirën e të gjithëve".

Më pas ftesa e Papës për të punuar me përvujtëri. "Askush të mos mendojë se i ka të gjitha përgjigjet vetë. Secili të bashkëndajë me zemër të hapur atë që ka. Të gjithë të pranojnë me fe e besim atë që Zoti frymëzon". E pastaj në homeli nuk mungoi një pasazh mbi "vlerën e unitetit. Uniteti të jetë një objekt i pazëvendësueshëm i përpjekjeve tuaja, por jo vetëm: të jetë edhe kriteri i verifikimit të veprimit dhe punës suaj së bashku, sepse ajo që bashkon vjen prej Tij, prej Zotit, por ajo që ndan nuk mund të jetë prej Tij". "Pra, dëgjim, përulësi, unitet: këto tri fjalë mishërojnë rrënjët e shpresës", tha Papa.

01 shtator 2025, 21:05