杏MAP导航

K?rko

The coffin of the Duchess of Kent, Katharine, is carried for a private vigil on the eve of the Requiem Mass to be held for her in Westminster Cathedral, in London

Ngush?llimet e Pap?s p?r vdekjen e dukesh?s s? Kentit

N? nj? telegram, Leoni XIV shpreh af?rsin? e tij me mbretin Charles III t? Anglis? me rastin e funeralit t? Lartmadh?ris? s? saj Mbret?rore Katharine, e cila nd?rroi jet? m? 4 shtator n? mosh?n 92 vje?are

R.SH. – Vatikan

Në një telegram, Papa i shpreh ngushëllimet e tij më të thella mbretit Charles III për vdekjen e dukeshës së Kentit, Katharine, natën e 4 shtatorit në Pallatin Kensington. Ishte 92 vjeç.

Leoni XIV, me rastin e funeralit të dukeshës, që kremtohet sot, më 16 shtator, u shpreh afërsinë e tij "në këtë çast pikëllimi" anëtarëve të familjes mbretërore, dukës së Kentit, fëmijëve, nipërve e mbesave. Papa ia beson "shpirtin e saj fisnik" mëshirës së Zotit, duke falënderuar për impenjimin në veprat e bamirësisë dhe në kujdesin për të brishtët e shoqërisë. Në fund të telegramit, Ati i i Shenjtë u jep të gjithëve bekimin e tij apostolik "si garanci ngushëllimi dhe paqeje në Zotin e Ringjallur".

Funerali kremtohet në katedralen e Westminsterit, pasi dukesha ishte katolike. E lindur në një familje aristokratike nga Yorkshire, dukesha iu bashkua familjes mbretërore në vitin 1961 kur u martua me dukën e Kentit, nipin e mbretit George V.

Në Romë, në Kolegjin Anglez, Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, imzot Paul Richard Gallagher, gjatë një meshe në kujtim të dukeshës së Kentit, në orën 17.00, lexon mesazhin, dërguar nga Papa Leoni XIV me rastin e funeralit të saj në Londër.

16 shtator 2025, 15:14