Leoni XIV: Ukraina ta mbaj? shpres?n gjall? ?do dit?
R.SH. / Vatikan
Edhe frazeologjia, në dukje formale dhe jo menjëherë e deshifrueshme, e bën të dridhet zemrën e solidaritetit të Leonit XIV me Ukrainën. Në letrën drejtuar Kardinalit Crescenzio Sepe, emëruar korrikun e kaluar i dërguar i tij i posaçëm pë rkremtimet që do të organizojë më 6 shtator qyteti i Lvivit, për të përkujtuar 650-vjetorin e krijimit të Mitropolisë së Hali?it - më pas i riemëruar Lviv i Latinëve dhe pjesë e Kishës Katolike Romake të ritit latin - Papa nënvizon dëshirën e tij që Kryeipeshkvi i Nderit i Napolit t'ua përcjellë dashurinë dhe "afërsinë" e tij atërore "të gjithë besimtarëve të krishterë dhe njerëzve vullnetmirë" që do të marrin pjesë në këtë ngjarje.
Bamirësi e vëmendshme në familje dhe në shoqëri
"Në këtë çast shumë të vështirë që po jeton Ukraina", Papa Leoni XIV i fton besimtarët ukrainas të ruajnë "parimin e bamirësisë me vëmendje edhe më të madhe, si në familje, ashtu edhe në situata publike", dhe "të kultivojnë shpresën e gjallë të krishterë në jetën e përditshme", “duke i kërkuar me zjarr Zotit dhuratën e paqes".
Në ceremoni, e cila do të zhvillohet në Katedralen e Zojës së Ngjitur në Qiell, në Lviv, Salla e Shtypit e Vatikanit saktëson se do të marrë pjesë një delegacion i udhëhequr nga Kardinali Sepe e i përbërë nga Imzot Andrzej Legowicz, sekretar i posaçëm i Kryeipeshkvit Latin të Lvivit dhe Ati Roman Broda, profesor në Seminarin Metropolitan e drejtues i Zyrës Liturgjike të të njëjtës kryedioçezë ukrainase.