杏MAP导航

K?rko

Pas aksidentit n? funikolaren historike t? Lisbon?s Pas aksidentit n? funikolaren historike t? Lisbon?s

Leoni XIV: lutje dhe ngush?llime p?r viktimat e aksidentit n? Lisbon?

Papa shpreh af?rsin? e tij me viktimat e aksidentit, q? ndodhi n? Lisbon? t? m?rkur?n. Bilanci i r?nies pa kontroll dhe i p?rplasjes s? nj? tramvaji t? linj?s historike hekurudhore funikulare “Elevador da Glória” ?sht? 17 t? vdekur dhe 23 t? plagosur

R.SH. - Vatikan

Me një telegram drejtuar Patriarkut të Lisbonës, kardinalit Rui Manuel Sousa Valério, Papa Leoni XIV u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave të një aksidenti hekurudhor funikular, duke i siguruar për "afërsinë e tij shpirtërore". Në mesazhin e nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin në emër të tij, Ati i Shenjtë lutet "për shërimin e plotë të të plagosurve" dhe i drejtohet Zotit që të dikojë "forcën e shpresës së krishterë mbi të gjithë ata, që u prekën nga kjo fatkeqësi". Gjithashtu, shpreh "mirënjohje të veçantë për ata, që morën pjesë në operacionet e ndihmës së shpejtë" dhe u jep "Bekimin Apostolik" të gjithëve, veçanërisht familjeve të të ndjerëve.

Aksidenti

Autoritetet portugeze deklarojnë se numri i viktimave është 17, ndërsa 23 të tjerë janë plagosur në aksidentin, që konsiderohet një nga tragjeditë më të rënda në Lisbonë, gjatë viteve të fundit. Hetimi është ende në zhvillim e sipër, prandaj hollësitë në dispozicion janë të pakta. Sipas dëshmitarëve, një tramvaj i linjës hekurudhore funikolare “Elevador da Glória”, e cila frekuentohet edhe nga turistët, dukej jashtë kontrollit, ndërsa po zbriste me shpejtësi nga një kodër, në mbrëmjen e djeshme, duke rënë mbi një burrë në trotuar. Kompania që mirëmban linjën, me vlerë edhe historike, deklaroi se mirëmbajtja e planifikuar është kryer. Viktimat dhe të plagosurit përfshijnë qytetarë portugezë dhe turistë me kombësi të tjera.

04 shtator 2025, 14:17