杏MAP导航

K?rko

Leoni XIV rregulltar?ve karmelitan?: jini d?shmitar? t? unitetit n? shoq?rit? e fragmentuara

Dje n? Malang, Indonezi, u hap kapitulli i p?rgjithsh?m i Urdhrit t? Karmelitan?ve, t? cilit Papa i d?rgoi nj? mesazh inkurajimi, drejtuar Eprorit t? p?rgjithsh?m, At? Mí?eál O’Neill: kultivoni nj? mir?kuptim e qet?si q? ju lejon t’i shqyrtoni shenjat e koh?s, ve?an?risht p?rmes perspektiv?s s? t? varf?rve

R.SH. – Vatikan

“Lutem që lidhja e dashurisë në bashkësitë tuaja rregulltare të dëshmojë dhuratën e unitetit, veçanërisht në ato pjesë të shoqërisë të fragmentuara nga ndarja dhe polarizimi”. Papa inkurajon kështu pjesëmarrësit në kapitullin e përgjithshëm të Urdhrit të Karmelitanëve, që mbahet nga 9 deri më 26 shtator në Malang, Indonezi, në një mesazh të lexuar dje në hapje të takimit.

Në letër, e firmosur më 5 gusht dhe drejtuar Eprorit të përgjithshëm, Atë Mí?eál O’Neill, Papa thekson se tema e zgjedhur për këtë kapitull të përgjithshëm- “Vëllazëria jonë kontemplative shoshit misionin e saj” - pasqyron “zemrën e karizmës karmelitane” pasi ilustron se si “jeta e përbashkët e lutjes” përbën “themelin” e “shërbimit të tyre ndaj Kishës dhe botës”. "Duke u rrënjosur në lutjen e heshtur dhe në kujdesin reciprok - është udhëzimi i Papës - kultivoni një mirëkuptim e qetësi që ju lejon t’i dalloni shenjat e kohës, veçanërisht përmes perspektivës së të varfërve, dhe të përgjigjeni me një qëndrueshmëri të heshtur dashurie".

Të mishërohet vështrimi plot dashuri i Krishtit përmes veprave

Leoni XIV citon Rregullën karmelitane që nxit “të bëjmë ndonjë punë” sado të vogël dhe thekson se kjo “ka një kuptim të thellë” në shërbesën e këtij urdhri rregulltar, sepse fton “të mishërojmë vështrimin plot dashuri të Krishtit, që përqafon çdo person me mëshirë e përzemërsi”. Qoftë “përmes predikimit të ushtrimeve shpirtërore, shoqërimit shpirtëror, punës famullitare apo edukimit të të rinjve”, Papa uron që etërit karmelitanë të mund të jenë shembuj dashurie dhe uniteti në një botë shpesh të goditur nga tensione e konflikte. Së fundi, Papa ia beson kapitullin e përgjithshëm ndërmjetësimit të Zojës së Malit Karmel, dukeuruar që ky takim që mbahet gjatë Vitit të Shenjtë të bëhet "një rast për ripërtëritje shpirtërore".

10 shtator 2025, 15:29