杏MAP导航

K?rko

Papa Leoni XIV gjat? audienc?s s? p?rgjithshme Papa Leoni XIV gjat? audienc?s s? p?rgjithshme

Leoni XIV: lutemi p?r f?mij?t e gjith? bot?s t? p?rfshir? n? luft?ra

N? audienc?n e s? m?rkur?s, gjat? p?rsh?ndetjeve, Leoni p?rmend dy shenjtor?t e rinj, Frassati dhe Acutis, t? kanonizuar t? diel?n e kaluar dhe u k?rkon besimtar?ve t? kujtojn? "n? lutjet tuaja dhe n? projektet tuaja humanitare edhe f?mij?t e Ukrain?s, t? Gaz?s dhe t? rajoneve t? tjera t? bot?s t? prekura nga lufta".

R.SH. / Vatikan

Kujtoni në lutjet tuaja e në projektet tuaja humanitare edhe fëmijët e Ukrainës, të Gazës dhe të rajoneve të tjera të botës të prekura nga lufta.

Kjo është ftesa e bërë nga Papa Leoni XIV këtë paradite, më 10 shtator, në fund të audiencës së përgjithshme, gjatë përshëndetjes drejtuar besimtarëve polakë të mbledhur së bashku me mijëra shtegtarë të tjerë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Papa Prevost kujtoi Ditën Kombëtare të Fëmijëve Polakë Viktimave të Luftës, e cila sot "përkujton simbolikisht vuajtjet e tyre dhe kontributin e tyre në rindërtimin e Polonisë pas Luftës së Dytë Botërore".

Lutje dhe ndihma për më të vegjlit

Papa ka rekomanduar të mos harrohen, as në lutje, as në projektet e ndihmës humanitare, “fëmijët e Ukrainës”, të përfshirë në luftën e nisur në shkurt 2022, fëmijët “e Gazës”, që vuajnë prej gati dy vitesh në konfliktin me Izraelin, dhe të zonave të tjera të botës të gjunjëzuara nga dhuna.

Ju dhe fëmijët që vuajnë sot, jua besoj mbrojtjes së Marisë, Mbretëreshës së Paqes, dhe ju bekoj me gjithë zemër.

Klithma e dhimbjes e Tokës së Shenjtë

Duke përshëndetur më pas besimtarët në gjuhën arabe të pranishëm në takimin e së mërkurës, Papa iu drejtua “në veçanti” atyre që vijnë nga Toka e Shenjtë, e martirizuar nga lufta e nisur në tetor 2023. Duke u nisur nga katekeza e tij e audiencës së përgjithshme, që komentoi fragmentin e Ungjillit të Markut mbi vdekjen e Jezusit në Kryq, një vdekje jo e heshtur, por e drejtuar drejt Zotit përmes një “klithme të fortë”, Papa i ftoi besimtarët që vijnë nga Toka e Jezusit “të transformojnë klithmën tuaj në momentet e provës dhe mundimit në një lutje të besueshme. Zoti i dëgjon gjithmonë fëmijët e tij dhe përgjigjet në momentin që e konsideron më të mirë për ne”.

T'u japim zë vuajtjeve të njerëzimit

Duke përshëndetur, pastaj, besimtarët spanjishtfolës, të pranishëm në audiencën e përgjithshme të së mërkurës në Sheshin Shën Pjetër në Vatikan, Leoni XIV tha:

"T'u japim zë vuajtjeve të njerëzimit përmes lutjes dhe veprave konkrete të dashurisë".

Nga Ipeshkvi i Romës, së fundi, bekimi mbi të gjithë të pranishmit dhe lutja drejtuar Zotit për t'i mbrojtur “nga çdo e keqe”.

10 shtator 2025, 11:26