杏MAP导航

K?rko

2025.09.16 Sua Santit?? Karekin II, Patriarca Supremo e Catholicos di tutti gli Armeni

Karekin II, p?r her? t? par? n? audienc? tek Leoni XIV: n? qend?r t? bised?s, paqja

Papa priti sot paradite Katolikosin e gjith? armen?ve, n? Castel Gandolfo. Patriarku e ftoi Pap?n t? vizitoj? Armenin?, duke theksuar nevoj?n p?r paqe. Ky ?sht? Papa i kat?rt me t? cilin takohet Karekin, q? nga audienca e tij e par? me Gjon Palin II, pastaj me Benediktin XVI dhe disa her? me Fran?eskun

R.SH. – Vatikan

Takimi i parë me Leonin XIV, i katërti me një Papë, që nga zgjedhja e tij njëzet e pesë vjet më parë. Karekin II, Katolikos i të gjithë armenëve, u prit nga Papa sot paradite, 16 shtator, në Villa Barberini, rezidenca e tij papnore në Castel Gandolfo, ku Ati i Shenjtë qëndroi gjithë ditën e sotme. Takimi u zhvillua në "një atmosferë vëllazërore dhe të përzemërt, gjatë së cilës u diskutuan çështje të ndryshme kishtare, ndërsa Patriarku armen theksoi fatin e armenëve të Artsakh-ut", siç shpjegoi kryeipeshkvi Khajag Barsamian, përfaqësues i Kishës Apostolike Armene të Etchmiadzin-it në Selinë e Shenjtë, në një bisedë telefonike me redaksinë armene të Radio Vatikanit - Vatican Neës.

Patriarku e ftoi Papën të vizitojë Armeninë, shpjegon Barsamian, duke nënvizuar se të dy përsëritën nevojën për paqe. Një paqe e bazuar në drejtësi, siç theksoi Karekini II.

  (@Vatican Media)

Vizita e parë në Vatikan në vitin 2000 dhe Deklarata e përbashkët

Së bashku me Katolikosin u takuan me Papën të gjithë anëtarët e delegacionit, që e shoqëruan në këtë vizitë në Vatikan, e para nën papninë e Leonit XIV. Për herë të parë në Romë, Karekini II ka ardhur më 9 dhe 10 nëntor 2000, kur, i sapozgjedhur në detyrë, u prit në audiencë nga Papa shenjt Gjon Palit II, me rastin e Jubileut të vitit 2000. Gjatë asaj vizite, pas deklaratës së nënshkruar nga Shën Pali VI dhe Shenjtëria e Tij Vasken I më 12 maj 1970, u nënshkrua një Deklaratë tjetër e përbashkët: një hap në rrugën e bashkimit të plotë ndërmjet dy Kishave.

"Ne rrëfejmë së bashku besimin tonë në Hyjin Trini dhe në të vetmin Zot Jezu Krishtin, Birin e njëlindur të Hyjit, i cili u bë njeri për shpëtimin tonë. Ne besojmë edhe në Kishën e Vetme, Katolike, Apostolike dhe Shenjte. Kisha, si Korp i Krishtit, është me të vërtetë një dhe e vetme. Kjo është feja jonë e përbashkët, bazuar në mësimet e apostujve dhe të Etërve të Kishës", thuhej në Deklaratë, ku nënvizohej impenjimi e lutja për bashkimin e plotë dhe të dukshëm ndërmjet dy Kishave.

Gjatë asaj vizite, Gjon Pali II i dhuroi Karekinit reliket e Shën Gregor Ndriçuesit. Një vit më vonë, nga 25 deri më 27 shtator 2001, Papa polak vizitoi Armeninë për të festuar 1700-vjetorin e shpalljes së krishterimit si fe shtetërore. Ishte Papa i parë, që vizitoi tokën armene.

  (@Vatican Media)

Takimet me Benediktin XVI dhe Françeskun

Karekin II u kthye në Vatikan nga 6 deri më 9 maj 2008, me ftesë të Benediktit XVI, për të marrë pjesë në një kremtim ekumenik të kryesuar nga Papa. Pastaj, erdhi sërish më 12 prill 2015, kur Papë ishte Françesku, i cili e ftoi kreun e Kishës Armene në krah të tij gjatë meshës së kremtuar në Bazilikën e Shën Pjetrit në kujtim të martirëve armenë të vitit 1915. Në atë rast, Papa Françesku e shpalli Shën Gregorin e Narekut Doktor të Kishës Universale, çast me rëndësi të madhe për të gjithë Kishën Armene. Vetë Bergoglio shkoi në Armeni nga 24 deri më 26 qershor 2016. Karekini II ishte i pranishëm në Vatikan, kur Ati i Shenjtë përuroi shtatoren e Shën Gregorit të Narekut, në Kopshtet e Vatikanit, më 2018. U takua në audiencë me Papën Françesku në tetor të atij viti e më pas, në shtator 2020, pas operacioneve ushtarake kundër Artsakh, për të nënvizuar rëndësinë e thirrjeve të Atit të Shenjtë që t’i jepej fund konfliktit e të rivendosej paqja.

16 shtator 2025, 13:52