杏MAP导航

K?rko

Kardinali Sepe dhe monsinjor Mokrzycki Kardinali Sepe dhe monsinjor Mokrzycki

Kard. Sepe: n? Ukrain? p?r t? sjell? af?rsin? e Papa Leonit XIV

Nes?r, m? 6 shtator, n? Katedralen e Sh?n Maris? s? Madhe n? Lviv t? Ukrain?s, do t? fillojn? kremtimet p?r 650-vjetorin e krijimit t? Mitropolis? s? Haly?it t? Kish?s Katolike t? ritit latin. Legati i Pap?s p?r k?to kremtime ?sht? kardinali Sepe, kryeipeshk?v nderit i Napolit. Imzot Mokrzycki, kryeipeshk?v i Lvivit t? Latin?ve, shpreh mir?njohjen p?r af?rsin? e Pap?s.

R.SH. – Vatikani

“Një shenjë konkrete afërsie dhe dashurie nga Papa”: kështu kardinali Crescenzio Sepe, kryepeshkëv nderi i Napolit, shpjegon praninë e tij si i Dërguar i Veçantë i Papës në kremtimin e nesërm, më 6 shtator, në Katedralen e Shën Marisë së Madhe në Lviv të Ukrainës, me rastin e 650-vjetorit të krijimit të Mitropolisë së Halyçit (më vonë Lvivit të Latinëve) të Kishës Katolike të ritit latin.

Të gjithë mund të bëjnë pjesën tonë për t'i dhënë paqen Ukrainës

Në Letrën në të cilën Papa Leoni e emëronte kardinalin Sepe si përfaqësues të tij, e nxiste t’u transmetonte dashurinë dhe afërsinë e tij “të gjithë besimtarëve të krishterë dhe njerëzve me vullnet të mirë, në këtë moment shumë të vështirë që po kalon Ukraina”. Për kardinalin Sepe, prania në Ukrainë është “një mundësi, edhe një herë, që Papa të theksojë se ai jo vetëm që nuk harron, por vazhdon të lutet dhe t'i bëjë të vetëdijshëm të gjithë njerëzit me vullnet të mirë – edhe katolikët, të krishterët – për këtë problem dramatik, që është lufta, e cila sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim”. “Qoftë një ftesë për të pranuar – përfundon kardinali Sepe – këtë thirrje të Papës, në mënyrë që të gjithë të mund të bëjmë pjesën tonë për t'i dhënë pak paqe, qetësi, drejtësi, këtij populli kaq të lavdishëm e të vuajtur që është populli ukrainas”.

05 shtator 2025, 13:33