杏MAP导航

K?rko

2025.08.27 Udienza Generale

Dita e Emrit t? Leonit XIV: Roberti dhe shpirti i Sh?n Augustinit

N? dit?n q? Kisha p?rkujton Sh?n Robert Belarminin, at? Robert Hagan, epror i Provinc?s Augustiniane t? Sh?n Tom?s s? Vilanov?s, flet p?r Pap?n, mik i vjet?r p?r t?: e ndihmon bot?n t? zbuloj? ?far? i nevojitet m? shum? sot: "t? v?rtet?n, unitetin, dashurin?, miq?sin?"

R.SH. – Vatikan

Atë Robert Hagan e njeh Papën që prej 27 vitesh e, në bisedë me mediat e Vatikanit, nënvizon se Leoni XIV di të realizojë një lidhje të thellë me Zotin, që përbëhet nga lutja dhe nga dëshira për të qenë pranë njerëzve. Eprori i Provincës Augustiniane të Shën Tomës së Vilanovës përshkruan profilin e sivëllait të tij, që u zgjodh në fronin e Shën Pjetrit: "Është në gjendje të bëjë këtë kombinim të pabesueshëm të marrëdhënieve me Zotin në lutje me dëshirën plot dashuri për të ndjenjur me njerëzit. Ky bir i Shën Augustinit është tani Bariu i Mirë për të gjithë ne".

Njeri i misionit dhe i bashkësisë

Atë Hagan kujton kur Robert Francis Prevost ishte epror provincial në Çikago dhe më pas, epror i përgjithshëm i Urdhrit. "I mora kushtet në jetën rregulltare pikërisht para eprorit të atëhershëm Robert Prevost. Ishte i butë dhe i gatshëm për të folur me këdo, prandaj, tani, në këtë rol që ka të bëjë me të gjithë, kuptohet qartë pse e zgjodhi Zoti". Sipas meshtarit, përshpirtëria e Leonit XIV është thellësisht e rrënjosur në vlerat e Shën Augustinit. "Pontifex do të thotë ndërtues urash", vëren ai, duke shtuar se fjalët e Papës u bëjnë jehonë tipareve karakteristike augustiniane: thirrjes për paqe, miqësi dhe bashkësi. Ati i Shenjtë e ndihmon botën të zbulojë çfarë i nevojitet më shumë sot: "Veritas, Unitas, Caritas - e vërteta, uniteti, dashuria, miqësia".

“Kush është në ballkon? Ky është vëllai ynë!”

Papa i ri, vëren atë Hagan, ka fituar mbështetjen e besimtarëve përmes stilit të tij të komunikimit: i qetë, i qartë dhe i arritshëm. Të rinjtë, thotë ai, tërhiqen prej tij, “edhe ata që kanë bërë gabime, e ndiejnë ftesën për t'u kthyer”. Një pjesë e rëndësishme e jetës së Leonit XIV është puna e tij misionare. “Ai është amerikan, por shërbeu edhe në Peru për 20 vjet me më të varfrit e të varfërve. Nuk mësoi vetëm gjuhën, por mësoi edhe kulturën. Për ne, eprori i përgjithshëm ishte si një 'mini-papë'”, pohon atë Hagan. Ai kujton emocionet e 8 majit, ditës së zgjedhjes në fronin e Shën Pjetrit. Dikush prej nesh thirri: “Kush është në atë ballkon? Roberto Francisco Prevost! Po ky është sivëllai ynë”! Në zyrën provinciale të Vilanovës, vazhdon atë Hagan, njerëzit qanin, qeshnin dhe përqafonin njëri-tjetrin. Disa studentë thoshin: “Eci në këto shtigje si ne, studioi në po këto klasa, hëngri në të njëjtat mensa. E tani, është Papë”.

Augustinianët në krah të Papës

Sipas atë Hagan, muajt e parë të papnisë së Leonit XIV kanë përçuar një mesazh paqeje dhe pajtimi. Dy ditë më parë, më 15 shtator, Papa iu drejtua anëtarëve të Kapitullit të Përgjithshëm të Augustinianëve, Urdhrit të tij, dhe u tha se duhet të kenë parasysh dhuratën e bamirësisë hyjnore, "nëse duan ta jetojnë si duhet bashkësinë dhe veprimtarinë apostolike, duke ndarë të mirat materiale, njerëzore dhe shpirtërore". Përfundoi, duke i nxitur sivëllezërit të vazhdojnë punimet e kapitullit "me gëzim vëllazëror dhe me zemra të hapura ndaj sugjerimeve të Shpirtit Shenjt", për të qenë "apostuj dhe dëshmitarë të Ungjillit në botë".

17 shtator 2025, 13:30