杏MAP导航

K?rko

TOPSHOT-SUDAN-DISASTER-LANDSLIDE

Dhimbja e Pap?s p?r tragjedin? n? Darfur, ku rr?shqitja e dheut shkaktoi mbi nj? mij? viktima

Leoni XIV shpreh af?rsin? e tij me nj? telegram p?r t? gjith? ata, q? jan? prekur nga tragjedia, e cila goditi nj? fshat n? Sudanin qendror, shkat?rruar nga nj? rr?shqitje dheu

R.SH. – Vatikan

Hidhërim, afërsi dhe lutje: këtë shpreh Papa Leoni XIV për të prekurit nga rrëshqitja e dheut, që goditi fshatin Tarasin, në rajonin e Darfurit qendror, në Sudan. Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar ipeshkvit të El Obeid, imzot Yunan Tombe Trille Kuku Andali, Papa "i siguron të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi për afërsinë e tij shpirtërore. Duke u lutur në veçanti për prehjen e amshuar të të ndjerëve, për ata që vajtojnë humbjen e tyre dhe për shpëtimin e shumë njerëzve, që ende mungojnë", Ati i Shenjtë "i inkurajon autoritetet civile dhe personelin e emergjencës në përpjekjet e tyre të vazhdueshme të ndihmës". Papa e përfundon mesazhin duke kërkuar ngushëllimin dhe bekimin hyjnor mbi vendin.

Rrëshqitja e dheut

Vetëm një person ka mbijetuar, sipas një grupi rebel që kontrollon zonën në Darfur, në Sudanin perëndimor, ku dheu rrëshqiti masivisht dje në mbrëmje vonë, duke vrarë mbi një mijë njerëz dhe duke shkatërruar një pjesë të rajonit të njohur për prodhimin e agrumeve.

"Tragjedi humanitare për të gjithë vendin"

Guvernatori i Darfurit, Minni Minnawi, aleat me ushtrinë, e quajti rrëshqitjen e dheut një "tragjedi humanitare, që i kapërcen kufijtë e rajonit" dhe u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare humanitare "të ndërhyjnë urgjentisht dhe të ofrojnë mbështetje dhe ndihmë në këtë kohë kritike, pasi tragjedia është më e madhe nga sa mund të durojë populli".

Lufta e harruar në Sudan

Pjesa më e madhe e Darfurit mbetet e paarritshme për organizatat joqeveritare, përfshirë zona e prekur nga rrëshqitjet e dheut, për shkak të luftimeve, që e kufizojnë rëndë shpërndarjen e ndihmës humanitare. Lufta në Sudan filloi në prill të vitit 2023 dhe deri tani ka shkaktuar mbi 40.000 vdekje dhe ka zhvendosur të paktën 13 milionë njerëz. Dy javë më parë, OKB-ja raportoi se dhjetëra njerëz vdesin çdo javë nga uria dhe ushqimi i keq në kampin e refugjatëve Abu Shouk.

02 shtator 2025, 15:05