杏MAP导航

K?rko

2025.06.12 Clero della Diocesi di Roma

P?r shkak t? t? nxehtit, audienca e p?rgjithshme e 13 gushtit zhvendoset n? Sall?n Pali VI

P?r shkak t? temperaturave t? larta t? parashikuara n? Rom?, audienca e p?rgjithshme e Leonit XIV k?t? t? m?rkur?, m? 13 gusht, do t? zhvillohet n? Sall?n Pali VI, gjithmon? n? or?n 10. M? pas, Papa do t? kaloj? n? Bazilik?n e Vatikanit, p?r t? p?rsh?ndetur ata q? nuk kan? gjetur vend n? Sall? dhe e kan? ndjekur audienc?n n? ekrane. Pasdite nisja e Pap?s p?r n? Castel Gandolfo.

R.SH. / Vatikan

Për shkak të temperaturave të larta të parashikuara në Romë, audienca e përgjithshme e Papa Leonit XIV të mërkurën më 13 gusht do të zhvillohet në Sallën Pali VI, në Vatikan, gjithmonë në orën 10. Më pas, Papa do të kalojë në Bazilikën e Vatikanit, për të përshëndetur ata besimtarë e shtegtarë që nuk kanë gjetur vend në Sallë dhe e kanë ndjekur audiencën në ekrane. Gjithsesi do të aktivizohen ekranet e mëdha për të ndjekur audiencën si në Sheshin e Shën Pjetrit ashtu edhe në sheshin Petriano, përballë Sallës Pali VI.

Nesër pasdite, Papa Leoni XIV do të transferohet në Castel Gandolfo, për një periudhë të dytë pushimi në rezidencën papnore në këtë qytezë të Lacios. Gjatë këtij qëndrimi, të premten më 15 gusht, në festën e Ngritjes së Virgjërës Mari në Qiell, në orën 10, Papa do të kremtojë Meshën e Shenjtë në Kishën e Shën Tomës da Villanova, në Castel Gandolfo, dhe në orën 12 do të recitojë lutjen e Engjëllit të Zotit nga hyrja e Pallatit Papnor, në Sheshin e Lirisë, gjithmonë në Castel Gandolfo.

Të dielën më 17 gusht, në orën 9.30, Papa Leoni XIV do të kremtojë Meshën në Shenjtëroren e Zojës Mari ‘Santa Maria della Rotonda’ në Albano Laziale, me të varfrit e ndihmuar nga Caritas dioqezan dhe operatorët. Në orën 12 do të recitojë lutjen e Engjëllit të Zotit në sheshin e Lirisë, në Castel Gandolfo. Pas lutjes mariane të mesditës, Papa do të ndajë drekën me të varfrit dhe ata që ndihmohen nga Caritasi në Borgo Laudato si’, në rezidencën papnore në Castel Gandolfo.

12 gusht 2025, 11:56