杏MAP导航

K?rko

?sht? shpallur tema e Dit?s Bot?rore t? Paqes 2026: "Paqja qoft? me t? gjith? ju: drejt nj? paqeje t? paarmatosur dhe ?armatos?se" ?sht? shpallur tema e Dit?s Bot?rore t? Paqes 2026: "Paqja qoft? me t? gjith? ju: drejt nj? paqeje t? paarmatosur dhe ?armatos?se"

"Paqja qoft? me t? gjith? ju" tema e Dit?s Bot?rore t? 1 janarit 2026

Mesazhi i Leonit XIV p?r Dit?n Bot?rore t? Paqes 2026, njofton Dikasteri i Selis? s? Shenjt? p?r Sh?rbimin e Zhvillimit t? Gjithansh?m Njer?zor, fton "t? refuzohet logjika e dhun?s dhe e luft?s" p?r nj? zgjedhje "t? ?armatosur dhe ?armatos?se" "e aft? t? "zgjidh? konfliktet, t? hap? zemrat dhe t? gjeneroj? besim, empati dhe shpres?": nuk mjafton ta th?rras?sh apo ta k?rkosh, "duhet ta mish?rosh n? nj? stil jetese q? refuzon ?do form? dhune, t? dukshme apo strukturore

R.SH. - Vatikan

"Paqja qoftë me ju të gjithë: drejt një paqeje 'të çarmatosur dhe çarmatosëse'." Kjo është tema e mesazhit të Leonit XIV për Ditën Botërore të Paqes 2026. Fjalët e para të Papës Prevost bëhen gjithashtu edhe mesazhi i parë në të cilin Leoni fton njerëzimin të hedhë poshtë logjikën e dhunës dhe luftës, të përqafojë një paqe autentike, të bazuar në dashuri dhe drejtësi.

"Paqja qoftë me ju të gjithë: drejt një paqeje "të çarmatosur dhe çarmatosëse". Që nga çastet e para të papnisë të tij, kur për herë të parë, pasditen e 8 majit të kaluar, u duk nga Llozha qendrore e Bazilikës së Shën Pjetrit, në Vatikan, deri te tema e Ditës Botërore të Paqes 2026 — e shpallur sot, 26 gusht, nga Dikasteri i Vatikanit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor — paqja është fija e artë që përshkon fjalët dhe gjestet e Papa Leonit XIV.

"Përqafimi i një paqeje autentike"

Në komunikatën që shoqëron temën e Ditës Botërore të Paqes 2026, thuhet se Papa Leoni XIV "e fton njerëzimin të refuzojë logjikën e dhunës dhe të luftës, për të përqafuar një paqe autentike, të bazuar në dashuri dhe drejtësi". Një paqe që nuk është thjesht mungesë konfliktesh, por zgjedhje e çarmatimit, "pra jo e bazuar në frikë". Vetëm arëherë heshtja e artilerive bëhet "çarmatosëse", sepse "e aftë të zgjidhë konfliktet, të hapë zemrat dhe të gjenerojë besim, empati dhe shpresë". Por nuk mjafton ta thërrasësh apo kërkosh paqen, paralajmëron sërish teksti i Papës: "duhet ta mishërosh në një stil jetese që refuzon çdo formë dhune, të dukshme apo strukturore".

"Paqja qoftë me ju": nga përshëndetja e Krishtit të Ngjallur te ajo e Pasardhësit të Pjetrit, ftesa është universale, drejtuar "besimtarëve, jobesimtarëve, përgjegjësve politikë dhe qytetarëve", me dëshirën e zjarrtë për "të ndërtuar Mbretërinë e Zotit dhe për të ndërtuar së bashku një të ardhme njerëzore dhe paqësore".

Njohja, pranimi, kalimi i dallimeve

Në fjalët e Leonit XIV, tema e paqes nuk është kurrë e shkëputur nga konteksti aktual, me plagët e tij ende të hapura. "Bota jonë paraqet plagët e thella të konfliktit, të pabarazisë, të degradimit mjedisor dhe të një ndjenje në rritje të shkëputjes shpirtërore", kujtonte Ati i Shenjtë Prevost ditëve të fundit, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në Javën Ekumenike të Stokholmit me rastin e njëqindvjetorit të Takimit Ekumenik të vitit 1925. Pajtimi, vërente Leoni XIV në fjalimin drejtuar lëvizjeve dhe shoqatave që krijuan Arenën e Paqes në Verona, lind "nga realiteti", nga territoret e komunitetet, dhe rritet në institucionet lokale. Jo duke mohuar "dallimet" e "konfliktet", por duke i njohur, pranuar dhe tejkaluar ato.

"Nëse do paqen, përgatit institucione paqeje"

Megjithatë, aty ku dhimbja duket se mbizotëron, lind përgjegjësia më e lartë: ndërtimi i një të ardhmeje në paqe e pajtim. Një paradoks, në ditët e sotme, që kërkon  goditje të afta për të thyer inercinë e status quo-së. Nëse latinët thoshin Si vis pacem, para bellum (Nëse do paqen, përgatit luftën), Papa Leoni XIV propozoi me forcë thënien: "Nëse do paqen, përgatit institucione paqeje". Jo vetëm nga lartë, por "nga poshtë, në dialog me të gjithë". Kushti universal për ta ndërtuar paqen mbetet një: "Pa falje nuk do të ketë kurrë paqe!", pati pohuar Papa në fjalën drejtuat besimtarëve portugezë gjatë audiencës së përgjithshme të 20 gushtit të kaluar.

"Duam paqe në botë"

Përmes një gjesti kaq të fortë, siç është falja, paqja bëhet, kështu, "drita e botës": e kërkojnë "të gjithë", por sidomos të rinjtë, që janë të thirrur të banojnë të ardhmen. "Sa nevojë ka bota për misionarë të Ungjillit që të jenë dëshmitarë të drejtësisë dhe paqes!", tha Papa Leoni XIV në vigjiljen e Jubileut kushtuar të rinjve nga mbarë bota, që u mbajt më 2 e 3 gusht në Tor Vergata, periferi të Romës. Dhe gjithmonë të rinjve u tregoi një rrugë të thjeshtë, shpesh të harruar: "miqësia mund ta ndryshojë vërtet botën. Miqësia është një rrugë drejt paqes". Dhe sërish brezave të rinj, në fund të jubileut të të rinjve, të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, për Meshën e ngjarjeve të Vitit të Shenjtë Jubilar, Leoni XIV u besoi një thirrje që të shqyente qiellin dhe të mbetej kujtesë: "Duam paqe në botë!".

26 gusht 2025, 12:57