杏MAP导航

K?rko

Papa: t? krishter?t t? jen? "nd?rtues pajtimi" n? bot?n e plagosur

N? nj? mesazh drejtuar pjes?marr?sve n? Jav?n Ekumenike t? Stokholmit, Leoni XIV kujton dy p?rvjetor? t? r?nd?sish?m ekumenik? kremtuar k?t? vit dhe thekson misionin e p?rbashk?t t? t? krishter?ve p?r paqen, drejt?sin? dhe dinjitetin njer?zor. "?ka na bashkon, ?sht? shum? m? e madhe se ?ka na ndan."

R.SH. / Vatikan

"Paqja nuk është thjesht arritje njerëzore, por shenjë e pranisë së Zotit ndërmjet nesh". E "ky është njëkohësisht premtim e detyrë, sepse ndjekësit e Krishtit janë të thirrur të bëhen ndërtues të pajtimit". Papa Leoni XIV e përcakton kështu misionin e përbashkët të të gjithë të krishterëve, në një botë që "paraqet varrët e thella të konfliktit, të pabarazisë, degradimit natyror dhe një ndjenje në rritje të shkëputjes shpirtërore", në një mesazh drejtuar sot, 22 gusht, pjesëmarrësve në Javën Ekumenike të Stokholmit, që organizohet në kryeqytetin suedez nga data 18 deri më 24 gusht. Të krishterët janë të thirrur "ta përballojnë përçarjen me guxim, indiferencën me dhembshuri dhe të sjellin shërimin, aty ku ka pasur plagë"- nënvizon Papa Prevost, duke vënë theksin mbi temën e ngjarjes "Kohë për paqen e Zotit", që nuk mund të ishte " kohë më e stuhishme".

Dy përvjetorë të rëndësishëm ekumenikë

Java Ekumenike e Stokholmit, organizuar nga Këshilli i Kishave të Krishtera të Suedisë, këtë vit feston 100-vjetorin e Konferencës Universale të Krishterë mbi Jetën dhe Punën e vitit 1925, çast i rëndësishëm në lindjen e lëvizjes moderne ekumenike. Në fjalën e tij, Papa kujtoi këtë ngjarje, duke theksuar edhe një përvjetor tjetër të rëndësishëm ekumenik: 1700-vjetorin e Koncilit a të Këshillit të parë ekumenik të Nikesë. Në atë Koncil në vitin 325, "ipeshkvij nga mbarë bota e njohur" formuluan "besojmën e fesë sonë", shqiptuan "fenë që vazhdon t'i lidhë të krishterët së bashku", shpjegoi Leoni XIV.

Ai koncil qe shenjë guximtare e bashkimit në larmi, dëshmia e parë e bindjes se rrëfimi i fesës tonë të përbashkët mund ta kapërcejë përçarjen dhe ta nxisë bashkimin.

"Çka na bashkon është shumë më e madhe se çka na ndan."

Papa Leoni XIV ripohoi se ishte "dëshira e ngjashme" me atë të Nikesë që frymëzoi Konferencën e vitit 1925, e cila mblodhi afërsisht 600 përfaqësues ortodoksë, anglikanë dhe protestanë. "I thirrur nga pionieri i lëvizjes së hershme ekumenike, Kryepeshkvi Nathan Söderblom, asokohe Kryeipeshkëv luteran i Upsalës - vazhdon Leoni XIV – “ai i nxiti vëllezërit dhe motrat e tij të krishtera të mos prisnin pëlqim për çdo pikë të teologjisë, por të bashkoheshin në një 'krishtërim praktik', për t'i shërbyer botës së bashku në kërkim të paqes, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor".

Edhe pse Kisha Katolike nuk u përfaqësua në atë takim të parë, mund të pohoj, me përvujtëri e gëzim, se sot jemi pranë jush si dishepuj të tjerë të Krishtit, duke pranuar se ajo që na bashkon, është shumë më e madhe se ajo që na ndan.

Një mision i përbashkët në botë

Papa ripohon se që nga Koncili II i Vatikanit, "Kisha Katolike e rroku plotësisht rrugën ekumenike". Citon, më pas, edhe dekretin konciliar Unitatis Redintegratio, botuar në vitin 1964, i cili "bën thirrje për dialog në një vëllazëri të përvuajtur dhe të dashur, të bazuar mbi pagëzimin e përbashkët dhe misionin tonë të përbashkët në botë".

Ne besojmë se uniteti që Krishti dëshiron për Kishën e tij duhet të jetë i dukshëm dhe se ky unitet rritet përmes dialogut teologjik, adhurimit të përbashkët aty ku është e mundur, dhe dëshmisë së përbashkët përballë vuajtjeve të njerëzimit.

Takimet që e forcuan misionin

Leoni XIV kujton edhe disa veprime e takime - "gurë miliarë" - që gjatë dekadave forcuan misionin e përbashkët të të krishterëve për paqe dhe drejtësi, siç është vizita e parë papnore e Gjon Pali II në Suedi, në vitin 1989, që më vonë u "prit ngrohtësisht" nga Kryeipeshkvi Bertil Werkström, asokohe Primat i Kishës së Suedisë. Ose "përkujtimi i përbashkët i Reformës në Lund, në vitin 2016, kur Papa Françesku u gjunjëzua, me prijësit luteranë, në lutje dhe pendim të përbashkët".

Së fundmi, Papa Leoni XIV shprehu kënaqësinë që delegacioni i Vatikanit mundi të merrte pjesë në Javën Ekumenike në Stokholm dhe "të ishte i pranishëm si shenjë e angazhimit të Kishës Katolike për të vazhduar rrugën e lutjes dhe të punës së përbashkët, kudo që të jetë e mundur, për paqen, drejtësinë dhe të mirën e të gjithëve".

Shpirti Shenjt, që frymëzoi Koncilin e Nikesë dhe që vazhdon të na prijë të gjithëve, e bëftë këtë javë më të thellë miqësinë ton dhe zgjoftë shpresë të re për bashkimin që Zoti e dëshiron me aq zjarr ndërmjet ithtarëve të tij.

22 gusht 2025, 13:14