杏MAP导航

K?rko

Leone XIV lutet p?r paqen n? Shenjt?roren e Zoj?s s? Hireve n? Mentorella

Papa shkoi sot paradite n? fshatin Guadagnolo t? Capranica, n? dioqez?n e Palestrin?s, n? nj? vend ve?an?risht t? dashur p?r Sh?n Gjon Palin II. Prevost q?ndroi, edhe p?r drek?, me rregulltar?t polak? Rezurreksionist?, t? cil?t drejtojn? Shenjt?roren, dhe u kthye n? Castel Gandolfo. Rektori: "N? Kish?, te k?mb?t e Zoj?s Mari, Papa ndezi nj? qiri me lutjen e ve?ant? p?r paqen n? bot?"

R.SH. / Vatikan

Sot paradite, Papa Leoni XIV shkoi në një vizitë private në Shenjtëroren e Zonjës së Hireve në Mentorella, në fshatin Guadagnolo të Capranica Prenestina, në Dioqezën e Palestrinës. Pasi u lut dhe vizitoi Shenjtëroren e Zojës Mari, Papa qëndroi me rregullarët polakë Resurreksionistë, të cilët drejtojnë Shenjtëroren, dhe më pas u kthye në Castel Gandolfo. Kështu bën të ditur Prefektura e Shtëpisë Papnore.

Rektori Dzwigon: një vizitë e thjeshtë dhe atërore

"Ishte një vizitë shumë e mirëpritur dhe e papritur", komenton menjëherë për mediat e Vatikanit rektori i Shenjtërores së Zojës në Menteralla, atë Adam Dzwigon. "Qëllimi ishte të përqafohej nga Nënë e Hireve. Pasi hyri në Kishë - tregon ai - Papa ndezi një qiri te këmbët e Zojës Mari, duke shqiptuar një lutje të veçantë për paqen në botë". Siç ka ndodhur me Papët, paraardhësit e tij, rregulltarët e e kësaj shenjtëroreje e kanë udhëhequr Papën Leon XIV në ambientet e vendit të shenjtë, "për t’u njohur pak me historinë e vendit, duke vizituar shpellën e Shën Benediktit, shkëmbin e Shën Eustakut.

Një ndalesë e shkurtër në dhomën e ashtuquajtur 'e Papës', ku ruhet dëshmia e vizitës së papëve të mëparshëm: një kolltuk që papët kishin përdorur gjatë vaktit". Don Adam tregon se Papa Leoni ka bashkëndarë edhe drekën me rregulltarët: "Këtë herë ka përdorur një karrige ndryshe nga ajo e papëve të tjerë. Ishte një takim shumë emocionues, por në të njëjtën kohë plot thjeshtësi, frymë atërore dhe vëllazërie mes Atit të Shenjtë dhe nesh, rojtarëve të këtij vendi", përfundoi rektori Dzwigon.

Në Shenjtëroren e Zojës së Hireve në Mentorella kanë shkuar disa Papë, përfshirë Shën Gjon Palin II, Benediktin XVI dhe Papa Inocencin XIII. Wojtyla, si kardinal dhe më pas si Papë, e vizitoi këtë Shenjtërore të Zojës disa herë, për lutje e pushim, duke e konsideruar një vend me devocion të veçantë. Pikërisht në kujtim të pranisë së tij të shpeshtë në këtë vend, ekziston një shteg i dedikuar atij.

Resurreksionistë
Kongregata e rregulltarëve Resurreksionistë, e themeluar për të kryer veprimtari apostolike mes shumë të mërguarve dhe refugjatëve polakë që mbërritën në Francë pas dështimit të kryengritjes së viteve 1830-1831 kundër sundimit rus, sot i dedikohet pastoralit famullitar dhe edukativ. Të pranishëm në nivel ndërkombëtar, rregulltarëve Resurreksionistë kanë ndërtuar pikërisht në Shenjtëroren e Mentorellës qendrën shpirtërore të komunitetit.

19 gusht 2025, 12:58