Papa: Sh?n Augustini na m?son t’i kthejm? talentet e dhuruara nga Zoti
R.SH. / Vatikan
Nga "Bir i Shën Augustinit", siç e përshkroi veten kur u duk në Lozhën e Bekimeve pas zgjedhjes së tij Papë, më 8 maj 2025, Papa Leoni XIV kujton në X kremtimin liturgjik të sotëm të Atit të Kishës, shën Augustinit. Na nxit ta njohim historinë e tij, kthesën e jashtëzakonshme, që tregon se si shqetësimi i zemrës e gjen përgjigjen te Zoti. Ky është postimi i Papës Leoni:
Jeta dhe dëshmia e Shën Augustinit na kujtojnë se secili prej nesh ka marrë dhurata dhe talente nga Zoti e se thirrja jonë, përkryerja jonë dhe gëzimi ynë lindin nga dhurimi i tyre në shërbim plot dashuri ndaj Zotit dhe ndaj të tjerëve.
Jep, për të marrë
Për shërbimin ndaj Zotit e të tjerëve, Papa Prevost foli edhe gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit të 10 gushtit të kaluar, kur kujtoi se "dhurata e Zotit që jemi, nuk u mendua të shterohet", por ka nevojë për dashurinë që na bën më të ngjashëm me Zotin. Citon, më pas, Shën Augustinin sepse - siç shkruan Ipeshkvi i Iponës në Predikimin 309 - "nga ajo që jepet, merret diçka vërtet e ndryshme, jo ari, as argjendi, por jeta e amshuar", "do të ndryshohet çka na u dha, sepse edhe ai që na e dha do të ndyshohet”.
Farët e së mirës
"Zoti është gjithçkaja jote! Nëse ke uri, Zoti është buka jote; nëse ke etje, Zoti është uji yt; nëse je në terr, Zoti është drita jote e pashuar; nëse je lakuriq, Zoti është petku i pamort". Papa Leoni kujtoi një homeli të atë Augustinit nga Komenti mbi Ungjillin e Shën Gjonit, kur takoi katër familje grash rregulltare me rastin e kapitujve të tyre të përgjithshëm. Me to, edhe një murgeshë augustiniane që i kushtohej bamirësisë. Bamirësia, pohon, që martohet me parësinë e Zotit në jetën e krishterë, i nxit burrat e gratë, pavarësisht kufizimeve të tyre, të bëjnë gjëra që "ndoshta as menduar nuk kishin kurrë se mund t'i arrinin”, e i lejoi të mbjellin farë mirësie të cilat, duke kaluar shekuj dhe kontinente, sot kanë arritur praktikisht në mbarë botën".
Në vëllazëri
Të bësh mirë dhe ta bësh atë së bashku është kujtesë e gurëve themelorë të mendimit augustinian: bashkimit, miqësisë dhe unitetit. Në Diskutimin 359, të cilin Papa Leoni XIV e citoi në Meshën që përuroi papninë e tij më 18 maj, Shën Augustini shkroi se "Kisha përbëhet nga të gjithë ata që janë në harmoni me vëllezërit dhe motrat e tyre dhe që i duan fqinjët e tyre", prej këndej, shpresa e Leonit XIV për "një Kishë të bashkuar, shenjë uniteti dhe harmonie, e cila bëhet maje buke për një botë të pajtuar". Unitet i lindur nga ndjenja e vëllezërve dhe e motrave, sepse secili prej nesh është shprehje e shëmbëlltyrës së Zotit.
“Sa e rëndësishme është të kujtojmë gjithmonë” - tha Papa Prevost në drekën në Borgo Laudato si’ me të varfrit më 17 gusht - “se e gjejmë pikërisht këtë prani të Zotit në secilin prej nesh”. “Edhe kështu, mbledhja këtu, këtë pasdite, në këtë drekë, është jetë së bashku me Zotin, në këtë bashkim, në këtë vëllazëri”.