杏MAP导航

K?rko

Papa p?r Ukrain?n: ka shpres?, por duhet t? punojm? e t? lutemi shum?

Duhet "t? k?rkojm? v?rtet rrug?n q? t? shkojm? p?rpara, p?r t? gjetur paqen", u tha Papa gazetar?ve mbr?m?, para se t? kthehej n? Vatikan nga Castel Gandolfo, ku pati shkuar p?r pushimin e dyt?, m? 13 gusht. Ati i Shenjt? u largua nga Villa Barberini mbr?m?, pak para or?s 21:00, pasi p?rsh?ndeti disa njer?z, t? mbledhur p?r t? pritur largimin e tij. E m? pas foli me gazetar?t. 100 dit?t e para t? papnis? i quajti "Bekim nga Zoti"

R.SH. / Vatikan

"Ka shpresë, por ne duhet të punojmë shumë, të lutemi shumë dhe të kërkojmë vërtet rrugën për të shkuar përpara e për të gjetur paqen". Papa Leoni XIV iu përgjigj kështu gazetarëve që po e prisnin, dje në mbrëmje, në dalje të rezidencës papnore në Castel Gandolfo, lidhur me bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, para se të kthehej në Vatikan.

Papa Prevost u largua nga Castel Gandolfo mbrëmë, rreth orës 21:00. Një orë më parë kishte përshëndetur shumë njerëz të mbledhur në rrugë, në pritje të largimit të tij. Kishte rënë muzgu, kur Leoni XIV i kaloi portat e rezidencës papnore të Castel Gandolfos dhe u ndal për të folur me disa besimtarë në festë. Pak më vonë Papa Leoni XIV iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve e, në lidhje me takimet e mundshme me udhëheqës të caktuar, pohoi se "dikush" është në kontakt të vazhdueshëm me të.

"Të lutemi dhe të përpiqemi të ecim përpara"- shtoi Leoni XIV ndërsa kthehej në Vatikan.

20 gusht 2025, 11:35