杏MAP导航

K?rko

Papa Meetingut t? Riminit: t? kap?rcejm? muret e mosbesimit q? v?n? p?rball? fet? e kulturat

N? mesazhin drejtuar ipeshkvit t? Riminit, p?r edicionin e 46-t? t? Meetingut t? promovuar nga l?vizja kishtare ‘Comunione e Liberazione’, n?nshkruar nga kard. Parolin, Leoni XIV shkruan se p?r t'i sh?rbyer Zotit duhet braktisur "idhujtaria e fitimit" q? ka kompromentuar drejt?sin? dhe paqen dhe t? mish?rohet Ungjilli "n? forma zhvillimi alternative" ndaj atyre "pa barazi dhe q?ndrueshm?ri".

R. SH. - Vatikan

Të kapërcejmë “muret e mosbesimit që vënë përballë fetë e kulturat”. Kjo është ftesa e Papa Leonit XIV në një mesazh dërguar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, pjesëmarrësve të Takimit të 46-të për Miqësinë ndërmjet Popujve, që do të mbahet në Rimini nga 22 deri më 27 gusht 2025. “Kjo udhë pranie dhe thjeshtësie, njohjeje dhe ‘dialogu të jetës’”, thekson Papa, është “rruga e vërtetë e misionit”. Thelbësor në këtë kuptim është dëgjimi, që përgatit “‘tulla të reja’ me të cilat të ndërtohet ajo e ardhme që Zoti e ka tashmë gati për të gjithë, por që realizohet vetëm duke e pranuar njëri-tjetrin”.

"Nuk mund të lejojmë më t'i rezistojmë Mbretërisë së Zotit, që është një Mbretëri paqeje". Dhe aty ku krerët e Shteteve dhe të Institucioneve ndërkombëtare "duket se nuk arrijnë të bëjnë të mbizotërojë e drejta, ndërmjetësimi dhe dialogu, bashkësitë fetare dhe shoqëria civile duhet të kenë guximin e profecisë", i shkruan Papa Leoni XIV ipeshkvit të Riminit imzot Nicolò Anselmi, në mesazhin për Takimin e 46-të për Miqësinë ndërmjet Popujve, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin. Një profeci, thekson Papa, që kërkon të braktiset "idhujtaria e fitimit" që ka kompromentuar drejtësinë dhe paqen, për t’i "shërbyer Zotit të Gjallë", dhe për të mishëruar Ungjillin "në forma zhvillimi alternative në shoqëri ndaj rrugëve të rritjes pa barazi dhe qëndrueshmëri". Kështu "shkretëtira shndërrohet në kopsht" dhe "qyteti i Zotit", sikur paralajmëron Shën Augustini, "i transformon vendet tona të shkretuara".

Tema: "Në vende të shkreta do të ndërtojmë me tulla të reja"

Mesazhi i Papës merr shkas nga tema e Takimit 2025, që zhvillohet nga 22 deri më 27 gusht në Panairin e Riminit, Itali, një ngjarje verore e promovuar nga lëvizja kishtare ‘Comunione e Liberazione’, "Në vende të shkreta do të ndërtojmë me tulla të reja", e cila, thekson Leoni XIV, është një ftesë për t’u mbështetur në shpresën "që nuk zhgënjen". Në shkretëtirë, para së gjithash, lind populli i Zotit, i cili vetëm duke ecur mes vështirësive të saj "piqet zgjedhja e lirisë". Dhe Zoti biblik "e bën të lulëzojë si një kopsht shprese". Murgjit dhe murgeshat banojnë shkretëtirën "në emër të të gjithëve ne", pranë "Zotit të heshtjes dhe të jetës". Papa vlerëson që një nga ekspozitat e Takimit të Riminit i kushtohet dëshmisë së martirëve të Algjerisë, në të cilët "shkëlqen thirrja e Kishës për të banuar shkretëtirën në bashkim të thellë me gjithë njerëzimin, duke kapërcyer muret e mosbesimit që kundërshtojnë fetë dhe kulturat", duke imituar plotësisht "lëvizjen e mishërimit dhe të dhurimit të Birit të Zotit".

Dialogët e shumtë të Takimit

Do të jenë "dialogët ndërmjet katolikëve, me ndjeshmëri të ndryshme, me besimtarë të besimeve të tjera dhe me jobesimtarë" që do të përgatisin "tullat e reja" me të cilat do të ndërtohet "ajo e ardhme që Zoti tashmë e ka rezervuar për të gjithë, por që zbulohet vetëm duke mirëpritur njëri-tjetrin", thuhet në mesazh. Me "guximin e profecisë" bashkësitë fetare dhe shoqëria civile duhet "të lejohen të shtyhen në shkretëtirë" dhe të shohin se çfarë mund të lindë "nga kaq shumë dhimbje e pafajshme". Për katolikët italianë, bëhet fjalë për "rrugët e edukimit për jodhunën, për iniciativat e ndërmjetësimit në konfliktet lokale, për projektet e strehimit të më nevojtarëve që e transformojnë frikën nga tjetri në mundësi takimi" që Leoni XIV u ka rekomanduar ipeshkvijve italianë të promovojnë, në audiencën e 17 qershorit të kaluar. Për të bërë, kështu, çdo bashkësi një "shtëpi paqeje", "ku mësohet të çarmatoset armiqësia përmes dialogut, ku praktikohet drejtësia dhe ruhet falja".

Për tullat e reja nevojiten "viktimat e historisë"

Papa Leoni XIV, pra, inkurajon "t’j jepet emër dhe formë të resë, në mënyrë që feja, shpresa dhe dashuria të mishërohen në një kthim të madh kulturor". Në vijim të mesazhit citohet "Papa i dashur Françesku" dhe "opsioni për të varfrit" si kategori teologjike e Nxitjes Apostolike Evangelii Gaudium. Zoti, në fakt, "ka zgjedhur të përulurit" "të pafuqishmit" dhe "është bërë njëri prej tyre, për të shkruar në historinë tonë historinë e Tij". Leoni XIV kujton gjithashtu edhe enciklikën ‘Fratelli tutti’ dhe kërkesën për t’i përfshirë ata persona "që kanë një pikëpamje tjetër, shohin aspekte të realitetit që nuk njihen nga qendrat e pushtetit ku merren vendimet më vendimtare". Dhe për të pasur tulla të reja, për ndërtimin e së ardhmes, nevojiten "viktimat e historisë", "të uriturit dhe të eturit për drejtësi", "punëtorët e paqes, të vejat dhe jetimët, të rinjtë dhe të moshuarit, migrantët dhe refugjatët, të cilët janë klithma e gjithë krijimit". Sepse, thuhet sërish në mesazh të Papës, "mohimi i zërave të tjerë dhe heqja dorë nga kuptimi i njëri-tjetrit janë përvoja dështuese e çnjerëzore" dhe atyre "duhet t'u kundërvihet durimi i takimit me një Mister gjithmonë tjetër, shenjë e të cilit është ndryshimi i secilit".

Për t'i shërbyer Zotit të gjallë, thekson në mesazhin e tij Papa Leoni XIV, duhet braktisur "idhujtaria e fitimit që ka kompromentuar rëndë drejtësinë, lirinë e takimit dhe shkëmbimit, pjesëmarrjen e të gjithëve në të mirën e përbashkët dhe në fund paqen". Nuk e ndjek Krishtin, shton Ati i Shenjtë, "një besim që tjetërsohet nga shkretëtirëzimi i botës ose që, indirekt, kontribuon në tolerimin e saj". Prandaj duhet jetuar me kreativitet edhe revolucioni dixhital, i cili "rrezikon të theksojë diskriminimet dhe konfliktet". Vetëm kështu "qyteti i Zotit" augustinian, transformon "vendet tona të shkreta".

21 gusht 2025, 13:00