杏MAP导航

K?rko

80th anniversary of World War Two atomic bombing, in Hiroshima

Leoni XIV: k?rc?nimi i shkat?rrimit reciprok t’ia l?shoj? vendin dialogut

N? p?rfundim t? audienc?s s? p?rgjithshme, Papa kujtoi 80-vjetorin e bombardimeve atomike t? qyteteve japoneze Hiroshima e Nagasaki, “ngjarje tragjike” q? mbeten si “paralajm?rim universal” kund?r “shkat?rrimit” shkaktuar nga konfliktet dhe bombat b?rthamore. N? nj? bot? ngarkuar me tensione e luft?ra, uroj t? rizbulohet drejt?sia e t? p?rt?rihet “besimi n? v?llaz?rin?”

R.SH. - Vatikan

Në zemër të verës romake, jehona e një tragjedie të largët në kohë, por tejet afër ndërgjegjes së njerëzimit, jehoi sot, 6 gusht, në Sheshin e Shën Pjetrit. Papa Leoni XIV, në fund të audiencës së përgjithshme, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, duke kujtuar 80-vjetorin e bombardimit atomik të Hiroshimës, prelud i bombardimit të Nagasakit, i cili do të kujtohet rishtas më 9 gusht.

 "Shkatërrimi" i luftës dhe i kokave bërthamore

"Siguroj lutjet e mia", thotë Papa, "për të gjithë ata që kanë vuajtur efektet e tyre fizike, psikologjike dhe sociale". Duke vazhduar thirrjen e tij, Ati i Shenjtë vijon: "Pavarësisht nga kalimi i viteve, ato ngjarje tragjike përbëjnë paralajmërim universal kundër shkatërrimit shkaktuar nga luftërat e, në veçanti, nga armët bërthamore". Fjalë, që i bëjnë jehonë atyre të mesazhit dërguar Ipeshkvit Alexis Mitsuru Shirahama, të Hiroshimës, në të cilin Leoni XIV i nxit njerëzit të kenë "guximin për t’i lëshuar armët", veçanërisht "armët që janë të afta të shkaktojnë katastrofa të papërshkrueshme".

Mbështetuni në drejtësi, në dialog e vëllazëri

Në rrethana ndërkombëtare "përplot me tensione të forta dhe konflikte të përgjakshme", Papa përsëritë thirrjen për ta kapërcyer logjikën e parandalimit bërthamor: "Shpresoj që, në botën bashkëkohore, siguria iluzore e bazuar në kërcënimin e shkatërrimit të ndërsjellë do t'i lërë vendin mjeteve të drejtësisë, praktikës së dialogut dhe besimit të vëllazërisë".

06 gusht 2025, 12:13