杏MAP导航

K?rko

2025.08.08 ""Quadro MV Papa".

Nj? Sh?n Augustin p?r Pap?n, nga Muzet? e Vatikanit

Piktura "Sh?n Augustini me nj? Engj?ll" iu dhurua Leonit XIV jav?n e kaluar nga nj? delegacion i Muzeve t? Vatikanit. E restauruar s? fundmi, u realizua nga nj? artist anonim i shekullit t? 18-t?, i frym?zuar nga afresket e Rafaelit n? Dhomat e Vatikanit. Barbara Jatta: "Ishte takimi i par?, m? intim, me Atin e Shenjt?. E ftuam t? na vizitonte".

R.SH. / Vatikan

Piktura "Shën Augustini dhe një Engjëll", dhuruar Leonit XIV javën e kaluar nga një delegacion i vogël i Muzeve të Vatikanit, do të vendoset në studion e Atit të Shenjtë Prevost, ngjitur me Sallën e  vogël pranë Sallës Palit VI.

Papa dhe Muzetë e Vatikanit

Çast veçanërisht prekës për të pranishmit - pohoi drejtoresha e Muzeve të Vatikanit, Barbara Jatta për mediat e Vatikanit - Ishte takimi i parë, më intim me Papën, vërtet ditë feste dhe  mundësi për të vënë punën tonë kërkimore e restauruese, misionin tonë, në shërbim të ungjillëzimit. E ftuam ngrohtësisht t’i vizitojë Muzetë e Vatikanit.

Delegacioni i Muzeve të Vatikanit te Papa me pikturën e restauruar të Shën Agustinit (© Muzetë e Vatikanit)
Delegacioni i Muzeve të Vatikanit te Papa me pikturën e restauruar të Shën Agustinit (© Muzetë e Vatikanit)   (@Vatican Media)

Një homazh për Rafaelin

"Ati i Shenjtë dukej tejet i vëmendshëm. E kuptova se i pëlqente shumë piktura", vazhdoi drejtoresha. Kanavaca është vepër e një piktori anonim, me sa duket, shumë aktiv në shekullin e 18-të, por mbi të gjitha, flet vetë për praninë e Rafaelit në qendër të të gjitha epokave të ndryshme të historisë së artit. Si në figurën e Augustinit, ashtu edhe në atë të engjëllit të vogël, që mban një libër në të majtën e tij, lexohen dy citate të sakta. Janë marrë nga dy figura të afreskut të famshëm "Diskutimi i Sakramentit të Bekuar", pikturuar nga artisti Urbinian në vitin 1509 në Stanza della Segnatura, në murin përballë "Shkollës së Athinës".

Një Vepër Agustiniane

Meqenëse artisti i kësaj pikture u përqendrua posaçërisht te autori i "Rrëfimeve", vazhdon Barbara Jatta, "është shumë e mundshme që patronazhi të ishte i një augustiniani. Vepra, në shkallë të gjerë, është augustiniane, në kuptimin më të gjerë të termit".

Figura e Shën Augustinit në afresket e Dhomave të Rafaelit në Vatikan
Figura e Shën Augustinit në afresket e Dhomave të Rafaelit në Vatikan

Restaurimi

Më parë ishte pjesë e koleksionit të Vatikanit dhe "nuk ishte në gjendje të mirë". Për disa javë, iu besua kujdesit të mjeshtres Laura Baldelli, e Laboratorit të Muzeve të Vatikanit për Restaurimin e Pikturave dhe Materialeve prej Druri, i drejtuar deri muajin e kaluar nga Francesca Persegati, tani nga Paolo Violini.

"Kur Regjenti i Prefekturës së Familjes Papnore, Atë Leonardo Sapienza, më krijoi idenë e zgjedhjes së një Shën Augustini për Atin e Shenjtë, së bashku me Alessandra Rodolfon e artit të shekujve 17-18, kjo pikturë më erdhi menjëherë në mendje".

Një detaj i pikturës që iu dorëzua Papës
Një detaj i pikturës që iu dorëzua Papës

Audienca

"Ne ia shpjeguam veprën Papës, duke i dhënë edhe një skedë për ta ndihmuar ta kontekstualizonte. Ai dukej shumë i vëmendshëm ndaj profesionistëve të ndryshëm që ia paraqitën" - shton Barbara Jatta, duke përshkruar takimin: "Shpresojmë të mos e mbingarkojmë, sepse folëm tepër dhe audienca zgjati më shumë se pritej".

Delegacioni i Muzeve të Vatikanit që i paraqiti Papës pikturën e restauruar të Shën Augustinit (© Muzeu i Vatikanit)
Delegacioni i Muzeve të Vatikanit që i paraqiti Papës pikturën e restauruar të Shën Augustinit (© Muzeu i Vatikanit)   (© Musei Vaticani)

Delegacioni i Muzeve të Vatikanit, e drejtuar nga Motra Raffaella Petrini, Presidente e Guvernatoratit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit, përbëhej nga personat e përmendur më sipër, së bashku me Giandomenico Spinola-n, Zëvendësdrejtor Artistik-Shkencor i Muzeve të Vatikanit; Alberto Albanesin, Zëvendësdrejtor i Menaxhimit-Administrativ dhe Imzot Terence Hogan, Koordinator i Zyrës për Marrëdhëniet me Mbrojtësit e Arteve, në Muzetë e Vatikanit. 

09 gusht 2025, 12:36