N? Santa Maria in Trastevere, shpallja e Manifestit t? t? Rinjve t? Krishter? t? Evrop?s
R.SH. - Vatikan
"Nuk jemi turistë të shpirtit. Jemi shtegtarë ndjenjash. Arrijmë me çanta shpine plot dyshime, plagë, këngë e shpresë. E me siguri ndër zemra: Krishti është gjallë. E po na thërret".
Këto fjalë jehuan dje në Bazilikën e Shën Marisë në Trastevere. I dëgjuan qindra të rinj nga shumë vende evropiane e mesdhetare...
Kishin ardhur për Jubileun e Rinisë, por edhe për të shpallur e për të përhapur Manifestin e të Krishterëve të Rinj të Evropës. Një dokument i guximshëm që, duke sfiduar kompleksitetin e kontinentit demografikisht gjithnjë e më të plakur, rrethuar nga peizazhe gjeopolitike të ndërlikuara, i vë të rinjtë në qendër. Duke u mbështetur në ndihmën e Konferencave ipeshkvnore spanjolle dhe italiane, Patriarkatit Latin të Jeruzalemit, Kryedioqezës së Santiago de Compostela, si dhe famullive e lëvizjeve kishtare, manifesti kërkon t'u përgjigjet pyetjeve të kuptimit, në themel të këtij brezi, tepër shpesh të dëgjuar vetëm në terma retorike.
Fillimi i një shtegtimi të gjatë
Patricia Recio Martinez, koordinatore e re e ngjarjes së mbajtur më 1 gusht dhe e Shtegtimit drejt Shëlbimit J2R2033, shoqatë e lidhur me Manifestin, foli kështu në median e Vatikanit:
"Kjo sigël do të thotë Romë 2025, Santiago 2027, Jeruzalem 2033. Ky i sotmi është vetëm fillimi i një shtegtimi shumë të gjatë që, i ndarë në këto tri faza, do të kulmojë në Jubileun e Jashtëzakonshëm të vitit 2033, kushtuar shëlbimit, me qëllim që Krishti të jetë në mes të jetës sonë, të gjithë të bashkuar". E kjo nuk është detyrë e lehtë.
Patricia shpjegoi edhe idenë për këtë Manifest, që buron nga "vetëdija se të gjithë të rinjtë kanë një plagë të thellë".
Manifesti i Evropianëve të Rinj bazohet në tri pika të dhënash: sipas Qendrës Kërkimore Pew, mbi 70% e evropianëve të rinj ndërmjet 16 e 29 vjeç, identifikohen si jofetarë; Organizata Botërore e Shëndetësisë na kujton se "Evropa është kontinenti me shkallën më të lartë të vetëvrasjeve të të rinjve në botë"; si pasojë, siç theksohet nga Eurobarometri i vitit 2022, "42% e evropianëve të rinj pohojnë se jeta e tyre është krejt pakuptim".
Çfarë mund të bëhet?
"Përgjigja - vazhdon Patricia - është pikërisht para syve tanë, sot: në Santa Maria in Trastevere, të gjithë u lutëm së bashku, pa dallim. Të rinj nga Ukraina, Spanja, Palestina, Jeruzalemi, Portugalia, Italia: ishim të gjithë atje, dhe të gjithë të lum. Kjo përvojë na mëson të shohim përtej. E edhe të kuptojmë se, po ta vendosim Krishtin në qendër përmes lutjes, do të kemi të gjitha përgjigjet që kërkojmë. E hodhëm në letër. Tani është e rëndësishme që të gjithë ta nënshkruajnë Manifestin në faqen tonë të internetit".
Angazhim, larg izolimit
Është e mrekullueshme të shohësh të rinj të tjerë me të njëjtat qëllime ndërmjet pjesëmarrësve. Pilar Shannon Perez Brown, nga Dioqeza e Madridit, është kryetare e Këshillit Rinor Mesdhetar, nismë e vitit 2023, themeluar nga Konferenca e Ipeshkvijve Italianë:
"Jemi 24 përfaqësues, nga 18 vende, që nxisin projektet për paqen, dialogun ndërfetar, lidhjen ndërmjet fesë dhe kulturave. Është e mrekullueshme: jemi katolikë, maronitë, siriakë, melkitë... e madje edhe sot, këtu, ishte i pranishëm i gjithë Mesdheu. Duhet të kthehet në vend dialogu dhe takimi. Të rinjtë nuk duan gjë tjetër