杏MAP导航

K?rko

ALBANIA-SCIENCE-ANIMAL-NATURE-CLIMATE

M? 1 shtator, Dita Bot?rore kushtuar Krijimit

Festimet e Dit?s Bot?rore t? Lutjes p?r Krijimin, q? do t? fillojn? nes?r, m? 1 shtator, sivjet frym?zohen nga 1700-vjetori i K?shillit Ekumenik t? Nikes? dhe nga mesazhi i Atit t? Shenjt? p?r Dit?n, tema e t? cilit - Fara e Paqes dhe e Shpres?s - qe zgjedhur nga Papa Fran?esku.

R.SH. / Vatikan

Më 1 shtator, është Dita Botërore e Lutjes për Krijimin. Të krishterët në mbarë botën do të bashkohen në lutje, sepse të jetosh Kohën e Krijimit është mundësi për t'u bashkuar me përpjekjet e shumta të atyre që, në mbarë botën, punojnë për kthesën ekologjike. Koha e Krijimit është nismë ekumenike, që kremtohet çdo vit nga 1 shtatori, deri më 4 tetor, festa e Shën Françeskut të Asizit. Organizohet e mbështetet edhe nga organizata të ndryshme, duke përfshirë Lëvizjen Laudato Si', Këshillin Botëror të Kishave, Federatën Botërore Luterane dhe Bashkimin Anglikan.

Në vitin 1989, Patriarku Ekumenik Dimitrios I e shpalli 1 shtatorin Ditë e Lutjes për Krijimin, për të krishterët ortodoksë. Më pas, Këshilli Botëror i Kishave (WCC) e zgjati kremtimin deri më 4 tetor. Në vitin 2015, Papa Françesku botoi enciklikën Laudato Si' dhe më pas themeloi "Ditën Botërore të Lutjes për Kujdesin e Krijimit". Me këtë rast u botua një mesazh dhe tema e vitit 2025 "Farat e Paqes dhe të Shpresës", zgjedhur nga Papa Françesku. Ndërsa Papa Leoni XIV shpalli Dekretin e Meshës për Ruajtjen e Krijimit, Missa pro custodia creationis, dhe ai vetë e kremtoi këtë Meshë më 9 korrik, në Borgo Laudato Si' të Castel Gandolfos.

Për t’i gjallëruar festimet e këtij viti, Këshilli Botëror i Kishave, organ që bashkon Kishat Ortodokse dhe Protestante, publikoi një video të re kushtuar historisë dhe simbolikës së kësaj Dite.

Shumë konferenca ipeshkvnore, veçanërisht në jugun global, po i inkurajojnë famullitë e tyre të festojnë Ditën me Meshën për Ruajtjen e Krijimit, siç do të jetë rasti i Filipineve, konfirmuar nga Ipeshkvi Gerardo Alminaza i San Carlos, dhe i vendeve të tjera të Amerikës Latine, sipas njoftimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit Ipeshkvnor të Amerikës Latine (CELAM), Ipeshkvit Estrada Herrera Lizardo, Ndihmës i Cuzcos.

Viti 2025 shënon dy përvjetorë të rëndësishëm: 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë dhe botimin, dhjetë vjet më parë, të Laudato Si'. Këshilli Botëror i Kishave e propozoi Ditën e Krijimit si mundësi për të kujtuar rëndësinë e besimit në Zotin, "krijuesin e qiellës e të tokës", "përmes të cilit u krijuan të gjitha gjërat".

Nisma "Stina e Krijimit" koordinohet globalisht nga Këshilli Botëror i Kishave, i kryesuar nga Ipeshkvi Heinrich Bedford-Strohm, në bashkëpunim me kisha dhe partnerë të ndryshëm globalë të krishterë. Çdo vit, një shërbesë lutjeje online organizohet nga një komitet ekumenik për të festuar Ditën e Krijimit. Në të do të marrin pjesë Kardinali Fridolin Ambongo, president i Simpoziumit të Konferencave Ipeshkvnore të Afrikës dhe Madagaskarit (SECAM), Ipeshkvi Luteran i Kolumbisë, Atahualpa Hernandez dhe i Nderuari Hyunju Bae i Kishës Presbiteriane Koreane.

31 gusht 2025, 17:06