杏MAP导航

K?rko

Kongresi i XVII Nd?rkomb?tar i Teologjis? Morale n? Bogota Kongresi i XVII Nd?rkomb?tar i Teologjis? Morale n? Bogota

Papa Kongresit t? Teologjis? Morale n? Kolumbi: frym?zohuni nga Sh?n Alfons Maria de Liguori

N? nj? telegram, n?nshkruar nga Sekretar i Shtetit t? Vatikanit, kardinali Parolin, Papa i fton pjes?marr?sit n? Kongresin e XVII Nd?rkomb?tar t? Teologjis? Morale, q? mbahet, m? 20 e 21 gusht, n? Bogota, t'i p?rballojn? sfidat aktuale, duke u frym?zuar nga sh?n Alfonsi Maria de' Liguori, p?r t? qen? “shenj? e dukshme e m?shir?s s? pamas? t? Zotit”

R.SH. / Vatikan

T'i përballojmë sfidat dhe konfliktet aktuale, duke ndjekur shembullin e shenjtorëve si shën Alfonsi Maria de' Liguori, “i cili arriti të gjente një sintezë të ekuilibruar ndërmjet kërkesave të ligjit të Zotit e dinamikës së ndërgjegjes dhe lirisë së njeriut”, duke marrë “një qëndrim bamirës, ??kuptimplotë dhe të durueshëm” e duke u bërë kështu “një shenjë e dukshme e mëshirës së pamasë të Zotit”. Kjo është ftesa që Leoni XIV bën në një telegram dërguar organizatorëve dhe pjesëmarrësve të Kongresit të XVII Ndërkombëtar të Teologjisë Morale, që mbahet në Bogota, Kolumbi, nga 20 deri më 21 gusht.

I organizuar nga Fundación Universitaria San Alfonso, në bashkëpunim me Institutin Papnor Akademia Alfonsiana dhe Fondacionin Déjame Nacer, konferenca reflekton mbi temën “Etika në shekullin XXI: ndryshime dhe konflikte në shoqëri, në gjini, në AI dhe në ekologjinë integrale”.

Në telegramin, e nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar rektorit të Fondacionit Universitar San Alfonso, Atë Oscar Báez Pinto, Papa Leoni XIV uron gjithashtu që “këto ditë do të jenë një rast i volitshëm për të reflektuar mbi sfidat, ndryshimet dhe konfliktet aktuale në dritën e zbulesës hyjnore, për të gjetur përgjigjen në Jezu Krishtin”. 

Duke këkruar, në fundi mbrojtjen qiellore të Virgjërës Mari, Papa u jep të gjithë pjesëmarrësve, familjeve dhe të dashurve të tyre bekimin e tij apostolik.

20 gusht 2025, 16:45