杏MAP导航

K?rko

UKRAINE-RUSSIA-CONFLICT-WAR

Leoni XIV: t? hesht? z?ri i arm?ve n? Ukrain? e t? lartohet z?ri i v?llaz?ris?!

Thirrja e fort? p?r arm?pushim t? menj?hersh?m n? vendin e Evrop?s Lindore; tragjedia n? det pran? brigjeve t? Mauritanis? dhe Dita Bot?rore e Lutjes p?r Kujdesin e Krijimit: k?to jan? disa nga temat q? trajtoi Papa pas Engj?llit t? T?nzot. Thirrje p?r t? mir?pritur, p?r t? punuar p?r dialog dhe p?r t'u kujdesur p?r tok?n.

R.SH. / Vatikan

Në fund të lutjes së Engjëllit të Tënzot, kremtuar sot në mesditë në Sheshin Shën Pjetrit në Vatikan, Papa reflektoi mbi dhimbjen e një bote të tronditur nga konflikti, mbi dhunën që prek fëmijët dhe mbi ata, që kërkojnë shpresë e të ardhme. Mendimi i tij i parë ishte për Ukrainën, duke kujtuar se "vdekja dhe shkatërrimi vazhdojnë të mbillen", me qytete të goditura nga bombardimet, duke përfshirë edhe vetë kryeqytetin, Kievin. Veprime, në të cilat humbën jetën një mori njerëzish. Leoni XIV fton "të mos i dorëzohemi indiferencës", por të bëhemi të afërt përmes lutjes dhe gjesteve të bamirësisë.

E përsëris me forcë thirrjen time urgjente për armëpushim të menjëhershëm dhe  angazhim serioz për dialog. Është koha që përgjegjësit të heqin dorë nga logjika e armëve dhe të nisin rrugën e negociatave e të paqes, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare. Zëri i armëve duhet të heshtë, ndërsa zëri i vëllazërisë dhe i drejtësisë duhet të ngrihet lart!

"Tragjedi vdekjeprurëse"

Papa kujtoi edhe mbytjen e anijes, më 29 gusht, në brigjet Atlantike të Mauritanisë, në të cilën vdiqën më shumë se 50 vetë e u zhdukën 100 të tjerë. Kjo është një tragjedi tjetër në det, në udhëtimin e shpresës drejt Ishujve Kanarie. Ngjarje që ngre pyetje dhe duhet të na inkurajojë t’i mirëpresim të huajt.

Kjo tragjedi vdekjeprurëse përsëritet çdo ditë në të gjithë botën. Të lutemi, prandaj, që Zoti të na mësojë, si individë dhe si shoqëri, ta zbatojmë plotësisht fjalën e tij në praktikë: "Isha i huaj dhe më pritët" (Mt 25:35). Ne ia besojmë gjithë të plagosurit, të zhdukurit dhe të vdekurit tanë, kudo, përqafimit të dashur të Shëlbuesit tonë.

Kujdesi për shtëpinë tonë të përbashkët

Duke përfunduar lutjen mariane, Leoni XIV kujtoi takimin e nesërm, 1 shtator, Ditë Botërore e Lutjes për Kujdesin e Krijimit.

"Dhjetë vjet më parë" - pohoi Ati i Shenjtë - Papa Françesku, në marrëveshje me Patriarkun Ekumenik Bartolomeu I, e themeloi këtë Ditë për Kishën Katolike. Është më e rëndësishme dhe urgjente se kurrë. E këtë vit tema e saj është “Farë të paqes dhe të shpresës".

Të bashkuar me të gjithë të krishterët, e festojmë dhe e zgjasim në "Stinën e Krijimit" deri më 4 tetor, festën e Shën Françeskut të Asizit. Në frymën e Këngës së Vëllait Diell, të kompozuar prej tij 800 vjet më parë, e lavdërojmë Zotin dhe ripërtërijmë angazhimin tonë për të mos e prishur dhuratën e tij, por për t'u kujdesur për shtëpinë tonë të përbashkët.

31 gusht 2025, 14:41