Leoni XIV lutet p?r paqen n? Shenjt?roren e Zoj?s s? Hireve t? Mentorell?s
R.SH. / Vatikan
Dje paradite, 19 gusht, Leoni XIV vizitoi privatisht Shenjtëroren e Zojës “Nëna e Hireve” të Mentorellës, në Guadagnolo, fshat i vogël i Capranica, në Dioqezën e Palestrinës. Lajmin u bë i njohur përmes një deklarate të Prefekturës së Shtëpisë Papnore. Në deklaratën e rastit saktësohet se, pasi u lut dhe vizitoi Shenjtëroren, Papa Leoni XIV ndenji një copë herë me rregulltarët polakë të 'Ringjalljes', që e drejtojnë këtë vend të shenjtë prej gati 170 vjetësh, më pas u kthye në Castel Gandolfo e në dje në mbrëmje u kthye në Vatikan, pas qëndrimit gjashtëditor në selinë verore të papëve.
Rektori: një vizitë e thjeshtë atërore
"Ishte vizitë sa e mirëpritur, aq edhe e papritur" - komentoi rektori i Shenjtërores së Mentorellës, Atë Adam Dzwigon, për mediat e Vatikanit. "Qëllimi ishte dëshira për përqafimin me Nënën e Hireve. Pasi hyri brenda Kishës – tregon në vijim - Papa ndezi një qiri tek këmbët e Zojës Mari, ndërsa lutej veçanërisht për paqen botërore". Më pas, Leoni XIV ndezi një qiri të dytë në shpellën e Shën Benediktit, "të quajtur qiriu i shpresës, duke i kërkuar mbrojtësit qiellor të Evropës t’i ruajë vendet tona".
Ashtu si për paraardhësit, rregulltarët e Shenjtërores së Mentorellës e udhëhoqën Papën nëpër vendin shenjt, që të njihej pak me historinë, duke vizituar Shpellën e Shën Benediktit dhe Shkëmbin e Shën Eustakit. U ndaluan paksa edhe tek e ashtuquajtura 'Dhoma e Papës', ku ruhet “dëshmitari” i vizitave të papëve të mëparshëm: një kolltuk që papët e kishin përdorur gjatë drekës". Don Adami kujtoi se Papa Leoni u ndalua edhe për drekë me rregulltarët e shenjtërores: "Këtë herë u ul në një karrige të ndryshme nga papët e tjerë. Ishte takim shumë prekës, por në të njëjtën kohë i mbushur me thjeshtësi, frymë atësie dhe vëllazërie ndërmjet Atit të Shenjtë dhe nesh, rojeve të këtij vendi", përfundoi rektori Dzwigon.