杏MAP导航

K?rko

Ipeshkvijt? afrikan? n? Ruand? p?r asamblen? e SECAM Ipeshkvijt? afrikan? n? Ruand? p?r asamblen? e SECAM

Leoni XIV- Kish?s n? Afrik?: t? nxitet uniteti nd?rmjet p?r?arjeve t? shoq?ris?

N? nj? mesazh n?nshkruar nga Sekretari i Shtetit Pietro Parolin, drejtuar Kardinalit Ambongo, Papa u drejtohet pjes?marr?sve n? Asamblen? e 20-t? t? P?rgjithshme t? SECAM, q? vijon nga 28 korriku n? Kigali t? Ruand?s, dhe u b?n thirrje Kishave lokale t? jen? "shenja t? prekshme shprese" p?r t? gjith?

R.SH. - Vatikan

Duhet të jeni "shenja të prekshme shprese" dhe të nxisni "unitetin, veçanërisht në ato pjesë të shoqërisë, që vuajnë nga përçarjet dhe polarizimi". Kjo është ftesa e Papës Leoni XIV drejtuar ipeshkvijve të Afrikës, mbledhur në Kigali të Ruandës, deri më 4 gusht, për Asamblenë e 20-të Plenare të SECAM (Simpoziumi i Konferencave Episkopale të Afrikës dhe Madagaskarit). Në një mesazh, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin, drejtuar Kardinalit Fridolin Ambongo Besungu, Kryeipeshkëv i Kinshasës dhe Kryetar i SECAM, Papa u dërgon përshëndetje dhe mbështetje atyre që janë të angazhuar në punën me temën "Krishti, gurrë shprese, pajtimi e paqeje". Papa  shpreson se takimi do të jetë "përvojë intensive e dashurisë së Zotit" në mënyrë që të "zgjojë në zemra shpresën e sigurt të shpëtimit nga Krishti". Pastaj  nxit punën për unitet, që Kishat lokale të jenë shenja gjithnjë e më konkrete të shpresës "për të gjithë njerëzit". Virgjërës Mari, "Nënës së Shpresës", Leoni XIV ia beson të gjitha "projektet e ardhshme" të Kishës në Afrikë.

Punimet

Asambleja e 20-të Plenare e SECAM filloi më 28 korrik, e do të përfundojë nesër, e hënë, 4 gusht. Do të marrë pjesë edhe Kardinali Michael Czerny, Prefekt i Dikasterit për Promovimin e zhvillimit të gjithanshëm njerëzor. Të pranishëm, më se 200 delegatë: 13 kardinaj, 85 ipeshkvij, 72 priftërinj dhe dhjetra besimtarë fetarë e laikë, burra e gra. Takimi u hap nga Kardinali Ambongo, me një thirrje të fuqishme për t'i dhënë fund dhunës, persekutimit dhe konfliktit të armatosur në shumë vise të botës, në emër të paqes në zonat e Afrikës së dërmuar nga lufta, varfëria, zhvendosja e detyruar dhe krizat ekologjike.

03 gusht 2025, 13:15