杏MAP导航

K?rko

Leoni XIV ipeshkvijve t? Amazon?s: Ungjilli dhe kujdesi p?r mjedisin t? jen? prioritete

N? nj? telegram t? n?nshkruar nga Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, kardinali Parolin, d?rguar Konferenc?s Kishtare t? Amazon?s (CEAMA) t? mbledhur k?to dit? n? Bogota, Papa Leoni XIV inkurajon ipeshkvijt? e rajonit t? vazhdojn? misionin e tyre n? favor t? banor?ve t? territorit t? dashur t? Amazon?s.

R.SH. – Vatikan

“Është thelbësore që Jezu Krishti, në të cilin gjithçka përmblidhet, të shpallet me qartësi dhe dashuri të pamasë në mesin e banorëve të Amazonës”, në mënyrë që t'u ofrohet atyre “ si bukë e freskët dhe e pastër e lajmit të mirë dhe ushqimi qiellor i Eukaristisë, mënyra e vetme për të qenë vërtet popull i Zotit dhe trup i Krishtit”. Kështu pohon Leoni XIV në mesazhin dërguar ipeshkvijve të Konferencës Kishtare të Amazonës (CEAMA), të mbledhur që nga 17 dhe deri më 20 gusht në Bogota, në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar presidentit të organizmit të krijuar për të promovuar sinodalitetin mes Kishave të rajonit të Amazonës, kardinalit Pedro Ricardo Barreto Jimeno.

Dimensionet e ndërlidhura
Tre janë “dimensionet e ndërlidhura” që Papa Prevost kërkon të mbahen parasysh “në veprimtarinë baritore” të rajonit të Amazonës: “misioni i Kishës për të shpallur Ungjillin të gjithë njerëzve, trajtimi i drejtë i popujve që jetojnë atje dhe kujdesi për shtëpinë e përbashkët”. Në misionin e shpalljes s[ Ungjilli, thekson Leoni XIV, është “siguria, e konfirmuar nga historia e Kishës”, se “atje ku predikohet emri i Krishtit, padrejtësia tërhiqet në mënyrë proporcionale, sepse, siç thotë shën Pali apostull, çdo shfrytëzim i njeriut nga njeriu zhduket nëse jemi të aftë të pranojmë njëri-tjetrin si vëllezër. Sa i përket krijimit, Zoti na e “ka besuar” atë që të jemi “administratorë të kujdesshëm, në mënyrë që askush të mos shkatërrojë në mënyrë të papërgjegjshme të mirat natyrore që flasin për mirësinë dhe bukurinë e Krijuesit”.

Mbështetja efektive e ipeshkvijve
Papa falënderon prelatët e Amazonës për përpjekjen e tyre “në promovimin e të mirës më të madhe të Kishës për besimtarët e territorit të dashur të Amazonës” dhe nxit “të kërkojnë, në bazë të unitetit dhe kolegialitetit karakteristik të një ‘organizmi episkopal’, mënyrën se si të ndihmojnë konkretisht dhe në mënyrë efektive ipeshkvijtë dioqezanë dhe vikarët apostolikë për të përmbushur misionin e tyre”, “duke marrë parasysh atë që u mësua nga Sinodi mbi dëgjimin dhe pjesëmarrjen e të gjitha thirrjeve në Kishë.

 

18 gusht 2025, 15:55