Leoni XIV: 22 gushti, dit? agj?rimi e lutjeje p?r t? ftuar paqen dhe drejt?sin?
R.SH. / Vatikan
Papa Leoni XIV kërkoi edhe një herë me këmbëngulje lutje për paqen nga besimtarët e mbledhur sot, e mërkurë, 20 gusht, në Sallën e Palit VI për audiencën e përgjithshme. E i ftoi të gjithë të luten për ndërmjetësimin e Zojës Mari. E bëri këtë duke i ftuar të gjithë ta kremtojnë 22 gushtin, festën liturgjike të së Lumes Virgjër Mari, Mbretëreshës...
...me agjërim e uratë, duke iu lutur Zotit të na japë paqe e drejtësi e t’i terë lotët e atyre që vuajnë për shkak të konflikteve të armatosura të vazhdueshme.
Maria, shtoi Papa
Është Nëna e besimtarëve këtu përmbi tokë e thirret edhe Mbretëresha e Paqes, "ndërsa trojet tona vazhdojnë të jenë të plagosura nga luftërat në Tokën e Shenjtë, në Ukrainë dhe në shumë rajone të tjera të botës".
Falja, parakusht për paqen
Duke iu drejtuar besimtarëve që flasin portugalisht, Papa Leoni XIV më pas kujtoi parakushtin themelor për bashkëjetesën paqësore ndërmjet popujve dhe individëve: "Pa falje, nuk do të ketë kurrë paqe!"
Në përshëndetjen drejtuar shtegtarëve polakë të pranishëm në Romë për audiencën e përgjithshme dhe atyre të pranishëm në të Shenjtëroren e Zojës së Jasna Góra në Poloni, ku ruhet ikona e Zojës së Cz?stochowa, u kërkoi të "përfshijnë në qëllimet e tyre lutjen për dhuratën e paqes - të paarmatosur dhe çarmatosëse - për të gjithë botën, veçanërisht për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme".
Lutje për Paqe
Paraditen e djeshëm, të martën, 19 gusht, Papa shkoi në Guadagnolo, fshat i vogël i Capranica, në dioqezën e Palestrinës, në Shenjtëroren e Zojës në Mentorella, një vend veçanërisht i dashur për Shën Gjon Palin II. Këtu, kujtoi rektori, Leoni XIV viztoi " Kishën, u gjunjëzua para këmbëve të Zojës Mari, ndezi një qiri dhe tha një lutje të veçantë për paqen në botë".
E edhe mbrëmë, duke lënë rezidencën verore në Castel Gandolfo. rreth orës 21:00, Papa Leoni XIV u kujtoi gazetarëve që e prisnin në portat e rezidencës Papnore në Castel Gandolfo se "është e nevojshme të lutemi shumë për paqen" për të ushqyer shpresën, që nuk vdes kurrë!