杏MAP导航

K?rko

Albano, Papa do t? darkoj? me t? varfrit. Ipeshkvi: bamir?sia nuk ka kurr? pushime

Papa Leoni XIV do t? kthehet rishtas n? Castel Gandolfo pasditen e 13 gushtit e, m?ngjesin e s? diel?s, 17 gusht, do t? kremtoj? Mesh?n n? Shenjt?roren e Santa Maria della Rotonda, n? Albano. Do t? ftoj? p?rs?ri n? tryez?n e tij, n? Borgo Laudato si' t? Vilave Papnore, nj? grup nevojtar?sh q? ndihmohen nga Karitasi vendas, sipas njoftimit nga dioqeza. Kryeipeshkvi Viva e quan k?t? "d?shmi e bukur e nj? Bariu i cili, edhe n? koh?n e tij t? pushimit, u shtrin dor?n nevojtar?ve".

R.SH. / Vatikan

Për Leonin XIV, 17 gushti do të jetë e diela kushtuar më të ligshtëve. Papa do të kthehet në Albano Laziale për të kremtuar Meshën, në orën 9:30 të mëngjesit, në Shenjtëroren Santa Maria della Rotonda, me të varfrit e ndihmuar nga Karitasi dioqezan dhe punonjësit e tij. Në orën 12:00 do të kremtojë lutjen e Engjëllit të Tënzot në Piazza della Libertà, në Castel Gandolfo.

Më pas - njoftoi dioqeza e Albanos - do të ndajë drekën me nevojtarët e organizatës bamirëse në Borgo Laudato si', brenda Vilave Papnore. Në drekën, organizuar nga dioqeza në bashkëpunim me Dikasterin e Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor (i cili drejton Borgo Laudato si' në Castel Gandolfo), do të marrë pjesë edhe Ipeshkvi Vincenzo Viva i Albano-s dhe rreth njëqind vetë, përfshirë banorë të shtëpive familjare dhe strehimoreve lokale, si dhe mysafirë të konviktit dioqezan, shoqëruar nga drejtori i Caritas Alessio Rossi dhe disa vullnetarë.

Në qytetin lacial Papa ka kremtuar edhe Meshën në Katedralen e Shën Pankracit Martir, më 20 korrik, gjatë pushimeve të tij të para verore. Ndërsa më 15 korrik, vizitoi Manastirin e Klarisave, kushtuar Zojës së Papërlyer. Duke folur për mediat e Vatikanit, Imzot Vincenzo Viva shpjegoi më hollësisht kuptimin e kësaj kohe të përbashkët:

Shkëlqesi, si po përgatiteni për kthimin e Papës Leoni në tokën tuaj?

Po, lajmi që morëm është se Papa e ka pranuar propozimin nga qendrat tona Caritas, dhe kjo na ka mbushur me gëzim. Natyrisht, duke pasur parasysh afatin kohor të ngushtë, sepse po i afrohemi edhe festës së Ferragostos - “zemrës” së gushtit... kështu që mund ta përfytyroni se na ka vënë në lëvizje të madhe organizative. Në zonën tonë, ekziston një grup që i njeh mirë situatat në famulli, kështu që menjëherë filluam punën që ta realizojmë dëshirën e Papës: për t'u takuar me të varfrit, për të festuar me ta dhe madje për të ndarë një vakt. Duhet të them të vërtetën, isha pak i shqetësuar sepse koha e Papës në Castel Gandolfo duhet, në vetvete, të jetë një kohë pushimi për Atin e Shenjtë. Muajt e tij të parë të papnisë ishin kaq intensivë me takime... Po duhet thënë se është dëshmi e bukur e një Bariu i cili, edhe gjatë kohës së pushimeve të tij, nuk ngurron të takohet me zonën lokale, të takojë kaq shumë njerëz. E të tregojë kaq afërsi, familjaritet, miqësie... Po, për ne, të varfrit nuk janë problem: të varfrit janë fytyra, prania e Krishtit Jezus që zbulohet në botë. Të takosh të varfrit do të thotë jo vetëm të takosh Zotin, por edhe të takohesh pak me veten tënde. Ata janë pasqyrë e varfërisë që secili prej nesh mbart brenda vetes - ndoshta jo varfëri materiale, por varfëri relacionale, psikologjike dhe morale. Në këtë kuptim, vëmendja që ne, si dioqezë, i kushtojmë Caritas-it, është në zemër të kishave tona, në zemër të veprimit baritor. Dreka me të varfrit është një gjest që mund të interpretohet edhe në dritën e së kaluarës baritore të Papës, në tokat ku varfëria ishte, e është, vërtet e prekshme... Po, sepse nuk ka të bëjë vetëm me mirëqenien apo shpërndarjen e një pakete; mendoj se ka më shumë të bëjë me takimin me njerëz, me historitë e tyre, shprehjen e afërsisë, ndarjen. E sidomos, me përpjekjen për t’i bërë këta njerëz të ndiejnë, atë që janë: pjesëmarrës aktivë në jetën e Kishës dhe brenda bashkësive tona.  

11 gusht 2025, 09:59