杏MAP导航

K?rko

Gaza Gaza

Papa: ?do njeri ka dinjitetin e vet, t? sigurojm? paqe p?r t? gjith?

Papa Leoni XIV, n? p?rfundim t? Engj?llit t? T?nzot n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, u b?ri thirrje t? fort? qeverive t'i japin fund t? gjitha konflikteve. Kujtoi edhe at? nd?rmjet Tajland?s dhe Kamboxhias, at? n? jug t? Siris? jugore dhe situat?n e r?nd? humanitare n? Gaza. N? Dit?n V Bot?rore t? Gjysh?rve dhe t? Moshuarve, u b?ri thirrje t? gjith?ve t? formojn? "aleanc? dashurie dhe lutjeje" me ta. Fal?nderoi edhe median e Vatikanit p?r stacionin e p?ruruar n?n kolonad?n e Berninit

R.SH. - Vatikan

Zemra e Papës është me të gjithë ata "që vuajnë për shkak të konfliktit dhe dhunës në botë", prej atyre që vuajnë në kufirin ndërmjet Tajlandës dhe Kamboxhias, e deri tek ata që jetojnë në Sirinë jugore dhe sigurisht në Gaza, ku situata humanitare është tejet e rëndë. Përsëriti edhe thirrjen e tij për armëpushim, për lirimin e pengjeve dhe "për respektin e plotë ndaj ligjit humanitar". Pastaj  iu drejtua "palëve në të gjitha konfliktet":

Çdo  njeri ka dinjitetin e vet, të dhuruar nga vetë Zoti: u bëj thirrje palëve në të gjitha konfliktet ta njohin këtë dinjitet dhe të ndalojnë çdo veprim në kundërshtim me të. Nxis të punojmë për një ardhmëri paqeje për të gjithë popujt dhe ta flakim tutje çdo gjë që mund ta rrezikojë. Ia besoj Marisë, Mbretëreshës së Paqes, viktimat e pafajshme të konflikteve dhe qeverive që kanë fuqinë t'u japin fund.

Ndeshjet ndërmjet Tajlandës dhe Kamboxhias dhe tragjedia e Gazës

Duke kujtuar përplasjet ndërmjet Tajlandës dhe Kamboxhias, Leoni XIV u lut veçanërisht "për fëmijët dhe familjet e zhvendosura”. “Princi i Paqes i frymëzoftë të gjithë të kërkojnë dialog dhe pajtim", u lut. E u lut edhe për viktimat "e dhunës në Sirinë jugore".

Po ndjek me shqetësim të madh situatën e rëndë humanitare në Gaza, ku popullsia civile është e shtypur nga uria dhe vazhdon të jetë e ekspozuar para dhunës dhe vdekjes.

Stacioni i Radio Vatikanit/Vatican News, nën kolonadën e Berninit

Pastaj Papa shikoi stacionin e ri mediatik të Vatikanit para syve të tij, në Braccio di Charlemagne.

Përshëndeti Vatican Radio/Vatican News që, për të qenë më afër besimtarëve dhe shtegtarëve gjatë Jubileut, përuroi një stacion të vogël nën kolonadën e Berninit së bashku me L'Osservatore Romano-n.

Faleminderit për shërbimin tuaj në kaq shumë gjuhë, që e çon zërin e Papës në botë. E faleminderit edhe të gjithë gazetarëve që kontribuojnë në komunikimin e paqes dhe të vërtetës.

Përshëndetje të rinjve, që arritën për Jubileun e tyre

Papa Leoni XIV, më pas, iu drejtua të rinjve nga shumë vende, që  mbërritën në Romë për Jubileun e tyre, i cili hapet më 28 korrik.

Shpresoj që kjo të jetë për secilin prej jush mundësi për t'u takuar me Krishtin dhe për t'u forcuar prej Tij në fenë tuaj dhe në angazhimin tuaj për ta ndjekur Atë vazhdimisht.

Përshëndetje në anglisht dhe spanjisht. Tradita e Madonnës "Fiumarola"

Papa përshëndeti gjithashtu, në anglisht, besimtarët nga Kearny, New Jersey, grupin e Çmimit të Muzikës Katolike, Akademinë Verore EWTN dhe të gjithë shtegtarët e rinj që erdhën në Romë për Jubileun e tyre. “Shpresoj - tha ai - që kjo të jetë mundësi për secilin prej jush ta takojë Krishtin dhe të forcohet prej Tij në fenë dhe angazhimin për ta ndjekur Atë me integritet jete”.

Papa ua shprehu të njëjtën dëshirë të rinjve shtegtarë që flasin spanjisht, duke i përshëndetur në gjuhën e tyre.

Së fundmi, vuri në dukje se këtë mbrëmje do të zhvillohet procesioni i Zojës «Fiumarola» mbi Tiber.

“Uroj që pjesëmarrësit në këtë traditë të bukur mariane - përfundoi Papa -  të mësojnë nga Nëna e Jezusit ta praktikojnë Ungjillin në jetën e tyre të përditshme!”.

27 korrik 2025, 15:15