杏MAP导航

K?rko

Shp?rthimi i nj? pike karburanti n? lagjen Prenestino n? Rom? Shp?rthimi i nj? pike karburanti n? lagjen Prenestino n? Rom?

Shp?rthim n? Rom?, Papa: aksident tragjik, po i ndjek zhvillimet me shqet?sim

N? nj? postim nga llogaria e tij n? X @Pontifex, Leoni XIV siguron se lutet p?r njer?zit e d?mtuar nga shp?rthimi i nj? stacioni karburanti, sot n? m?ngjes pas or?s 8, n? lagjen romake Prenestino Labicano. Flitet p?r mbi 20 t? plagosur, p?rfshir? edhe 9 zjarrfik?s. Kryetari i qendr?s sportive, aty pran?, pohoi: "N?se do t? ndodhte nj? or? m? von?, do t? ishte masak?r"

R.SH. / Vatikan

Shpërthimi u dëgjua në të gjithë Romën, pak pas orës 8:15: nga Saxa Rubra - në Montesacro, nga lagjja Portuense - në Valle Aurelia e madje, në Romë, edhe në zonën e Vatikanit. Qe aq i fortë, sa shumëkush mendoi se ishte  raketë, duke pasur parasysh madhësinë e resë së tymit, të dendur dhe të dukshëm, edhe përtej kufijve të lagjes. Një shpërthim i rëndë, në një pikë karburanti në Via dei Gordiani, në zonën Labicano Prenestino - sipas informacioneve fillestare nga Departamenti i Zjarrfikësve - i shkaktuar prej shkëputjes së një pompe nga një rezervuar që furnizonte sistemin e shpërndarjes – i tronditi banorët e Kryeqytetit që heret në mëngjes.

Postimi i Papës Leoni

Papa Leo XIV, në një postim të publikuar përmes llogarisë së tij në X në nëntë gjuhë @Pontifex, shprehu afërsinë e tij me të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë "aksident tragjik".

"Lutem për personat e përfshirë në shpërthimin e një distributori, që ndodhi në mëngjes në lagjen Prenestino Labicano, në zemër të dioqezës sime. Vazhdoj të ndjek me shqetësim zhvillimet e këtij aksidenti tragjik"

Mbi 20 të plagosur

Papa zgjodhi rrugën e menjëhershme të kanalit të përhapur social, për të shprehur shqetësimin e, njëkohësisht, edhe solidaritetin veçanërisht me banorët e lagjes Prenestino, të tronditur nga dridhja e shtëpive të tyre dhe nga tymi i zi “që sulmonte” dritaret. Ndërsa Papa shqetësohej kryesisht për të plagosurit të cilët, sipas raporteve fillestare, janë 21 vjeçarë: nëntë oficerë policie, një zjarrfikës dhe 118 shpëtimtarë u përzhitën nga shpërthimi.

Sipas informacioneve fillestare, zjarrfikësit ishin tashmë në vendngjarje të thirrur për shuarjen e zjarrit. Kur mbërritën, ndodhi shpërthimi, i cili goditi edhe punonjësit e shëndetësisë të pranishëm, përveçse shkaktoi dëme në disa ndërtesa aty pranë. Flaka arriti në një depo gjyqësore, pas stacionit të benzinës. E nuk shpëtuan nga përzhitja as disa kalimtarë. Tani për tani pesë vetë, me djegie të lehta dhe lëndime për shkak të xhamit të thyer, u dërguan në spitalin Umberto I dhe San Giovanni. Fatbardhësisht, askush nuk duket se është në rrezik jete.

04 korrik 2025, 12:00