Papa u takua me Mitropolitin Antonij
Ky ishte takimi i par? i Leonit XIV me kreun e Marr?dh?nieve me Jasht? t? Patriarkan?s s? Mosk?s
R.SH. - Vatikan
Sot në mëngjes, Papa priti në Vatikan Hirësinë e Tij Antonin, Mitropolitin e Volokolamskut, kreu i Marrëdhënieve me Jashtë të Patriarkanës të Moskës.
Ishte takimi i parë i Leonit XIV me Mitropolitin Ortodoks Rus.
Antoni, 40 vjeç, ka qenë kreu i Marrëdhënieve me Jashtë të Patriarkanës së Moskës që nga qershori 2022. Në këtë rol, ai është takuar disa herë me Papën Françesku e, së fundmi, në Vatikan, në korrik të vitit të kaluar.
26 korrik 2025, 17:33