杏MAP导航

K?rko

Papa u drejtohet katekist?ve vietnamez?: nuk jeni kurr? vet?m

Me rastin e kremtimeve p?r 400-vjetorin e lindjes s? njeriut, q? konsiderohet martiri i par? i vendit, Papa u d?rgoi nj? videomesazh katekist?ve t? Vietnamit, duke i nxitur ta mbajn? gjall? dashurin? p?r fen? dhe familjen

R.SH. – Vatikan

         Me rastin e 400-vjetorit të lindjes së të Lumit Andre Phú Yên, Papa Leoni XIV u dërgoi një videomesazh katekistëve vietnamezë. Pikërisht në prag të Jubileut të Rinisë në Romë, ai u shpreh mirënjohjen e tij të gjithëve, veçanërisht të rinjve, që iu përgjigjën thirrjes së Kishës dhe u lidhën nga të katër anët e vendit me kapelën e Radio Vatikanit (Palazzo Pio), ku u kremtua një lutje “në prani të relikes së të Lumit", "bir i shquar i Vietnamit", "ndihmës i paçmuar për misionarët jezuitë, të cilët sollën Ungjillin në Vietnam".

         “I kërkojmë shenjtit pajtors të katekistëve të ndërmjetësojë për ne, në mënyrë që, ashtu si ai, të mund ta shqiptojmë emrin e Jezusit me besim të palëkundur, edhe kur ndodhemi në vështirësi”, kështu lutet Papa Leoni XIV në videomesazhin në anglisht, që u transmetua online për 300 katekistë të vendit aziatik, të lidhur me Zoom me Kapelën e Lajmërimit të Zotit, ndërsa ngjarja transmetohej drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Vatican Neës në gjuhën vietnameze. I lidhur online edhe kryeipeshkopi i Saigonit, Joseph Nguy?n N?ng, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Vietnamit.

I Lumi Phú Yên, "bir i madh i Vietnamit"

Në mesazhin e tij, Ati i Shenjtë përmend Papën Françesku, i cili në Nxitjen apostolike “Christus Vivit” shkruan se Andrea “u zu rob për fenë e tij dhe, për shkak se refuzoi ta mohonte, u vra. Ai vdiq duke thënë: ‘Jezus’”. Ndërsa Shën Gjon Pali II, në homelinë e meshës së Lumnimit, më 5 mars 2000, pati thënë se “duke dhënë jetën në moshën 19 vjeçare, Andrea iu përgjigj thirrjes së Krishtit për t’ia kthyer ‘dashurinë me dashuri’ Zotit tonë”.

Katekistë, tërhiqini të vegjlit në miqësinë me Jezusin

Në Vietnam, nënvizon Leoni XIV, “Kisha është plot me katekistë të përkushtuar – burra dhe gra laikë, shumica e të cilëve të rinj – të cilët u mësojnë fenë fëmijëve dhe adoleshentëve çdo javë”. Ai kujton se ka mbi 64.000 katekistë, të cilëve u është mirënjohës për shembullin e bujarinë, që “i tërheq fëmijët dhe të rinjtë në miqësinë me Krishtin”. Ju jeni dërguar nga Kisha, vazhdon Papa në videomesazhin e tij, "për të qenë shenja të gjalla të dashurisë së Zotit: shërbëtorë të përvuajtur si i Lumi Andreu, të mbushur me zell misionar. Kisha ju inkurajon të ecni me gëzim në këtë mision fisnik". “Adërsa ishte në burg – kujton Leoni XIV - Andreu i inkurajoi të krishterët e tjerë të qëndronin të palëkundur në besimin e tyre dhe u kërkoi të luteshin që ai vetë të mbetej besnik deri në fund”. Kjo, vëren ai, “na kujton se jeta e krishterë, veçanërisht shërbimi katekistik, nuk është kurrë ndërmarrje e vetmuar: ne mësojmë dhe bashkësia jonë lutet; ne dëshmojmë dhe Korpi i Krishtit na mbështet në sprova. Ky unitet lutjeje dhe shërbimi nënvizon unitetin e Kishës dhe paqen që na jep Krishti”.

Shpresa në zemra ju inkurajoftë në shërbimin katekistik

         Papa kujton se shërbimi i katekistëve i ka rrënjët edhe në një trashëgimi të fuqishme familjarë dhe kulturore. “Rrënjët dhe traditat tuaja – u thotë Leoni XIV - janë dhurata nga Zoti; le t'ju mbushin me besim dhe gëzim ndërsa e ndani fenë tuaj me të tjerët”. Duke kujtuar se pas pak ditësh, Kisha do të kremtojë Jubileun e Rinisë në Romë, Ati i Shenjtë citon fjalët e Bulës për shpalljen e Vitit Shenjt “Spes non confundit”: "Në zemrën e çdo njeriu e ka folenë shpresa, si dëshirë dhe pritje për të mirën".

T’ju inkurajojë kjo shpresë në shërbimin tuaj – u kërkon Papa katekistëve vietnamezë, duke i nxitur të ndjekin shembullin e të Lumit Andre Phú Yên. - Ju ftoj të bashkoheni shpirtërisht me shtegtarët e rinj në Romë dhe me të gjithë vëllezërit e motrat tuaja në Vietnam. Ndani me ta besimin e gëzueshëm se “Ai [Krishti] jeton dhe ju do të gjallë!”

25 korrik 2025, 17:17