杏MAP导航

K?rko

Audienca e Pap?s me pjes?marr?sit e Kapitujve t? P?rgjithsh?m t? Kongregatave t? ndryshme rregulltare n? oborrin e Pallatit Apostolik t? Castel Gandolfo-s Audienca e Pap?s me pjes?marr?sit e Kapitujve t? P?rgjithsh?m t? Kongregatave t? ndryshme rregulltare n? oborrin e Pallatit Apostolik t? Castel Gandolfo-s

Papa rregulltar?ve: njer?zimi, familje e madhe p?r t’u ?uar te Zoti

Duke i pritur an?tar?t e Kapitujve t? P?rgjithsh?m t? instituteve t? ndryshme fetare n? Castel Gandolfo, Papa Leoni XIV i ftoi t? "mendojn? gjer?sisht" p?r misionin e tyre. Promovimi i paqes dhe bashk?p?rgjegj?sis? baritore n? Kishat lokale ?sht? pjes? e nj? plani m? t? gjer?, q? shkon "p?rtej pritjeve tuaja".

R.SH. / Vatikan

"Mendo madhërisht", jetoje thirrjen tënde si "aventurë të mrekullueshme". Si "drita të vogla" që, duke ndriçuar së bashku, e çojnë në përfundim "planin e shpëtimit" të Zotit: "ta kthejë te Vetja gjithë njerëzimin, si një familje e madhe". Një plan i përbërë nga "pjesë" të ndryshme, nga fitorja e paqes, tek "bashkëpërgjegjësia baritore në Kishat lokale". "Horizont", i cili shtrihet përtej atyre që e ndërtojnë, duke i përfshirë "përtej çdo pritjeje".

Kjo, figura që ofroi Papa Leoni XIV duke pritur në audiencë sot në mëngjes, 12 korrik, në oborrin e Pallatit Apostolik të Castel Gandolfos, pjesëmarrësit në Kapitujt e Përgjithshëm të instituteve të ndryshme rregulltare. Rreth dyqind anëtarë i përkisnin Institutit Papnor për Misione të Huaja (PIME), pasuar nga Maestre Pie Filippini, Maestre Pie Venerini, Bijat e Kishës, Oblatet Saleziane të Zemrës së Krishtit, Motrat Françeskane Angjeline, Instituti Oblat i Jezusit dhe i Marisë e Bijat e Marisë Rregulltare të Shkollave të Devotshme (Scolopie).

Ndërtimi i Trupit të Krishtit

Papa njeh “karizmat e ndryshme” të rregulltarëve dhe rregulltareve të pranishëm, duke theksuar megjithatë një qëllim të përbashkët: “Ndërtimin e Trupit të Krishtit”.

Dhe pikërisht sepse ky i fundit rritet sipas planeve të Zotit, Kisha ju kërkon shërbimin që po kryeni.

Rrugë të ndryshme për një realitet të vetëm

Tipare të ndryshme, e megjithatë “plotësuese” në pasqyrimin e veprimit “të gjithë Popullit të Zotit”. Papa rendit disa prej tyre: nga ofrimi i vetvetes “në bashkim me flijimin e Krishtit”, te “misioni ad gentes”, deri te ruajtja dhe përhapja e dashurisë “ndaj Kishës”, pa lënë pas dore “edukimin dhe formimin e të rinjve”. Bëhet fjalë për rrugë të ndryshme me të cilat shprehet në formë karizmatike realiteti i vetëm dhe i përjetshëm që i gjallëron të gjitha: dashuria e Zotit për njerëzimin.

"Këndvështrimet" duhen rilexuar në dritën e së tashmes

Trashëgimitë e marra nga themeluesit dhe themelueset e Instituteve të jetës rregulltare janë, sipas vizionit të Leonit XIV, "këndvështrime të veçanta" që duhen riinterpretuar në dritën e kohëve aktuale. "Rrugët e punës" të dala gjatë kohës së përgatitjes, lutjes dhe dëgjimit të ndërsjellë, janë përkundrazi "dhuratë e çmuar", pasi "fryt i Shpirtit Shenjt". Ai është një ndihmë për të gjithë bashkësinë e krishterë për të "ecur në dashuri drejt së vërtetës së plotë", thotë Prevost duke marrë fjalët e Benediktit XVI.

E njëjta "aventurë e mrekullueshme"

Udhëzimet e formuluara nga Institutat e ndryshme të jetës rregulltare përmbajnë, sipas Papës Leoniot XIV, disa "kujtime thelbësore". Një "shpirt misionar" i ripërtërirë, aderimi ndaj "ndjenjave që ishin të Krishtit Jezus", një "shpresë e fortë në Zotin" dhe "flaka e Shpirtit" gjithmonë e ndezur në zemër. Papa nxit, pra, të "promovohet paqja", si dhe të "kultivohet bashkëpërgjegjësia pastorale në Kishat lokale, dhe më gjerë akoma".

T'i mbështesim dhe t'i kujtojmë së bashku, në këtë moment, na ndihmon të kuptojmë pasurinë e të qenit komunitet, veçanërisht si rregulltarë, të angazhuar në të njëjtën aventurë të mrekullueshme të ndjekjes së Krishtit më nga afër.

Të bindur ndaj zërit të Shpirtit

Në përfundim të fjalimit, Papa fton të mbetemi “të bindur ndaj zërit të Shpirtit Shenjt”, “që na mëson çdo gjë”, pa mbështetjen e të cilit, në dobësinë e përbashkët, “as nuk dimë çfarë është e përshtatshme të kërkojmë”.

12 korrik 2025, 15:17