Nj? vrap dhe nj? p?rqafim i papritur, Papa Leoni dhe spontaneiteti i nj? f?mije
R.SH. / Vatikan
Në kornizën solemne dhe intime të Sallës Dukale të Pallatit Apostolik, në Vatikan, më 7 qershorin e kaluar u zhvillua një takim i thjeshtë, por thellësisht njerëzor. Papa Leoni XIV priti familjen e Giovanni Giordano, ndihmës i kapelanit të Karabinierëve në kazermat "V.B. Salvo D'Acquisto" në Tor di Quinto, Romë.
Ndërmjet të pranishmëve, gruaja dhe djali i saj i vogël, një fëmijë i shkathët dhe i palodhur, përplot me energji të habitshme. Gjatë pritjes së gjatë, askush nuk mundi ta ndalte: ia dha vrapit nga një vend në tjetrin, pa u kushtuar shumë vëmendje të pranishmëve e pa u besuar aspak. Dukej sikur i përkiste një bote që ishte krejtësisht e vetja, ku pritja ishte thjesht interval për t’u mbushur me lojë. Por pastaj, sapo u duk Ati i Shenjtë, ndodhi diçka e papritur dhe çarmatosëse. Ndërsa ne, të rriturit, mbetëm të emocionuar, ndoshta edhe të frikësuar nga shenjtëria e çastit, djali i vogël dukej si i ndriçuar nga një dritë: la gjithçka e, pa pikën e ngurrimit, u turr drejt Papës dhe e përqafoi me një përqafim të sinqertë foshnjor.
Asnjë frikë, asnjë ngurrim: vetëm pastërtia e zemrës së një fëmije i cili e di çka është e vërtetë, e mirë, mikpritëse. Papa Leoni XIV buzëqeshi, duke ia kthyer me butësi atë gjest të papritur dhe të thellë. Nuk mund të mos na prekë kjo skenë ungjillore: "Kushdo që nuk përulet si fëmijë, nuk do të hyjë në Mbretërinë e Qiellit" (krh Mt 18:3). E pikërisht në këto episode Provania hyjnore duket se dëshiron të na pëshpërisë diçka: nganjëherë ata me shpirtra të lirë e njohin më shumë se kushdo tjetër bukurinë dhe atësinë e Zotit.
Artikulli i Atë Bruno Silvestrinit do të publikohet së shpejti në Buletinin e brendshëm të Provincës Augustiane të Italisë.