杏MAP导航

K?rko

Leone XIV: Zhvillimi i inteligjenc?s artificiale duhet t? shoq?rohet me respektimin e vlerave njer?zore dhe sociale. Leone XIV: Zhvillimi i inteligjenc?s artificiale duhet t? shoq?rohet me respektimin e vlerave njer?zore dhe sociale.

IA: Papa, njer?zimi n? nj? udh?kryq, n? qend?r t? jet? njeriu dhe mbrojtja e dinjitetit

N? nj? mesazh t? n?nshkruar nga Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, me rastin e Samitit “IA-ja p?r t? Mir?n, 2025”, mbajtur nga 8 deri m? 11 korrik, n? Gjenev?, Papa p?rs?rit nevoj?n p?r "administrimin global" t? teknologjive t? reja. Nd?rsa u njeh atyre aft?sin? p?r t? vepruar "shpejt" dhe "frytsh?m", Ati i Shenjt? thekson se nuk mund ta z?vend?sojn? "shoshitjen morale" t? njeriut dhe pasurin? e marr?dh?nieve njer?zore

R.SH. – Vatikan

Njerëzimi ndodhet sot në udhëkryq. Nga njëra anë, Inteligjenca Artificiale ka gjithë potencialin për të zgjidhur probleme, edhe të vështira, me "shpejtësi dhe rendiment të pabesueshëm". Nga ana tjetër, ajo e ka të pamundur të zëvendësojë “reflektimin dhe gjykimin moral” të njeriut, si edhe të krijojë marrëdhënie të vërteta njerëzore. Rruga për t’u ndjekur në përdorimin e kësaj teknologjie të re është ajo e "administrimit global", që përvijon një zhvillim, i cili respekton vlerat vërtet "shoqërore".

Ky është thelbi i mesazhit të Papës Leoni XIV, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, me rastin e Samitit “IA për të Mirën 2025”, mbajtur nga 8 deri më 11 korrik, në Gjenevë, nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU), në bashkëpunim me disa agjenci të OKB-së, me patronazhin e qeverisë zvicerane. Takimi, që është bërë tashmë i pashmangshëm për ekspertët e fushës, synon të promovojë zgjidhje që e integrojnë IA-në në sfidat globale të zhvillimit.

Përgjegjësi dhe aftësi reflektimi. IA për gjithë njerëzit

Mesazhi hapet me urimet e Papës për 160-vjetorin e themelimit të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit dhe për impenjimin e tij të vazhdueshëm në favor të "bashkëpunimit global", që synon t'u çojë teknologjitë e komunikimit gjithë njerëzve, në mbarë botën. Sfida e "lidhjes së familjes njerëzore" është veçanërisht e rëndësishme në zonat "rurale dhe me të ardhura të ulëta", ku afërsisht 2,6 miliardë njerëz nuk kanë ende mundësi t’i përdorin këto teknologji.

Ndikimet "antropologjike" dhe "etike" të IA-së

Ndikimi i Inteligjencës Artificiale, vijon më tej mesazhi papnor për Takimin e Gjenevës,  është i thellë dhe i madh, sidomos në fusha si arsimi, punësimi, kujdesi shëndetësor, qeverisja, ushtria dhe komunikimet. Ky "transformim epokal" kërkon përgjegjësi dhe aftësi reflektimi, në mënyrë që të ndërtohen "ura dialogu", të krijohet vëllazërim dhe të sigurohemi që IA-ja të jetë "në shërbim të gjithë njerëzimit".

Teknologjitë e reja, në zhvillim të vazhdueshëm, janë në gjendje të përshtaten "në mënyrë autonome", duke bërë "zgjedhje thjesht teknologjike dhe algoritmike". Prandaj, është e nevojshme të merren parasysh ndikimet "antropologjike" dhe "etike" të IA-së, vlerat për t’u mbrojtur, detyrimet dhe mjetet ligjore të nevojshme.

Inteligjenca Artificiale nuk mund të zëvendësojë gjykimin e njeriut

Edhe pse teknologjitë e reja mund të "simulojnë aspekte të arsyetimit njerëzor" dhe ta kryejnë punën me rezultate të jashtëzakonshme, ato nuk janë në gjendje të zëvendësojnë gjykimin moral të njeriut e as të krijojnë "marrëdhënie të vërteta".

Nuk është rastësi, vëren Papa Leoni XIV, që në këtë kohë po reflektojmë shumë mbi "çfarë do të thotë të jesh njeri" dhe mbi "rolin e njerëzimit në botë". Përgjegjësia për përdorimin "etik" të sistemeve teknologjike bie kryesisht mbi zhvilluesit, administruesit dhe mbikëqyrësit, por edhe çdo përdorues i tyre ka së paku një pjesë prej saj. Për këtë arsye, Ati i Shenjtë bën thirrje për të promovuar një "kornizë ligjore", që e vendos njeriun në qendër, përtej "kritereve të thjeshta të dobisë, ose rendimentit". Etika, që duhet vënë në bazën e përdorimit të Inteligjencës Artificiale, sipas Papës, duhet të njohë "dinjitetin e patjetërsueshëm" dhe "liritë themelore" të njeriut.

Qetësia e rendit, dashur nga Shën Augustini

Papa i referohet një koncepti të propozuar nga Shën Augustini në veprën e tij 22-vëllimëshe “De Civitate Dei” (Qyteti i Zotit). Është fjala për “tranquillitas ordinis” (qetësinë e rendit), përshkruar nga Ipeshkvi i Iponës në librin e 19-të, në të cilin ai e lidh paqen me këtë lloj rendi, ku të gjitha gjërat në univers kanë vendin e duhur të përcaktuar nga Zoti, krijuesi i tyre. Prandaj, paqja arrihet kur gjithçka përputhet me rendin e epërm të krijuar. Ky është një horizont, që nuk duhet të humbasë kurrë nga sytë, përfundon Papa Leoni XIV, për të promovuar një rend shoqëror më njerëzor, "shoqëri paqësore dhe të drejta", në shërbim të zhvillimit të plotë njerëzor dhe të së mirës së familjes njerëzore.

10 korrik 2025, 16:15