Leoni XIV takon klariset: ?sht? bukur q? Kisha ta njoh? jet?n tuaj
R.SH. – Vatikan
Një vizitë për t'u lutur së bashku. Këtë bëri Papa Leoni XIV, sot, menjëherë pas meshës në kapelën e Stacionit të Karabinierëve në Castel Gandolfo, duke shkuar në kuvendin e klariseve në Albano, kushtuar Zojës së Papërlyer. Siç njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, Papa u përshëndet nga murgeshat, pastaj u ndal në kapelë për t'u lutur me to. Më pas, në sallën e kapitullit, bisedoi me motrat, duke përshëndetur secilën klarisë veç e veç dhe duke thënë: "Është bukur që Kisha ta njohë jetën tuaj", sepse është dëshmi tejet e çmuar.
Në fund, përpara se të thoshte bashkë me murgeshat lutjen e Atynës e të largohej nga kuvendi, Leoni XIV u dhuroi një kelk dhe një patenë për meshë, ndërsa mori dhuratë prej tyre një fugure të Fytyrës së Jezusit.
Kujtojmë se klariset shërbejnë edhe në Shqipëri e pikërisht në Shkodër, aty ku përpara komunizmit ndodhej Kolegji Serafik i Fretërve Minorë. Gjatë periudhës së regjimit diktatorial, pikërisht në vitin 1946, ndërtesa sekuestrohet dhe kthehet në qendrën më mizore të persekutimit fetar e politik, në degën famëkeqe të punëve të brendshme. Ndërsa tani, aty ruhet – për sot e për nesër – kujtimi i atyre viteve tragjike, në mënyrë që të mos kthehen më e, pranë, i lartohen Zotit lavde e lutje nga motrat e Shën Kjarës, që erdhën për ta ndihmuar popullin shqiptar të rimëkëmbte shpirtin.