杏MAP导航

K?rko

2025.07.23 Capitolo generale padri predicatori domenicani

Leoni XIV p?r dominikan?t: shpallni Lajmin e Mir? para sfidave t? sotme

Mesazhi i Pap?s drejtuar Mjeshtrit t? Urdhrit t? Predikatar?ve, at? Timoner III, me rastin e Kapitullit t? p?rgjithsh?m t? epror?ve provincial?, q? po zhvillohet n? Krakov t? Polonis?, deri m? 8 gusht. Papa e konsideron shum? t? r?nd?sishme tem?n e formave t? ndryshme t? predikimit p?r kat?r lloje publiku: ata q? ende nuk e njohin Jezusin, besimtar?t e krishter?, ata q? jan? larguar nga Kisha dhe t? rinjt?

R.SH. – Vatikan

         Një Kapitull i përgjithshëm gjatë Jubileut, parë si "mundësi përtëritjeje", i rrënjosur "në shpresën që nuk zhgënjen kurrë" dhe në vetëdijen "se Zoti ju ka thirrur si predikatarë për të shpallur Lajmin e Mirë mes sfidave unike të sotme". Kështu e quan Papa Leoni XIV takimin e eprorëve provinciale të Urdhrit të Predikatarëve, që mbahet në Krakov të Polonisë deri më 8 gusht, në mesazhin e tij drejtuar kreut të dominikanëve, atë Gerard Francisco Timoner III. Papa e konsideron të rëndësishme temën e Kapitullit, pasi ajo po i bën të reflektojnë konkretisht për "format e ndryshme të predikimit për 'katër lloje publiku' - ata që ende nuk e njohin Jezusin, besimtarët e krishterë, ata që janë larguar nga Kisha dhe të rinjtë".

Të jetohet thirrja e predikatarëve kundrues

Ati i Shenjtë lutet që diskutimet e Kapitullit të përgjithshëm t'u mundësojnë dominikanëve ta dëgjojnë me vëmendje Shpirtin Shenjt, "i cili vazhdon ta udhëheqë Kishën në plotësinë e së vërtetës". Ai shpreson edhe "që kjo kohë së bashku të forcojë impenjimin për t'i shërbyer Korpit të Krishtit me stilin e jetës ungjillore të zgjedhur nga Shën Dominiku". Së fundi, Papa shkruan se kjo përvojë e përbashkët vëllazërimi dhe lutjeje "do të forcojë lidhjet, që ju bashkojnë si dominikanë dhe do t'ju frymëzojë të jetoni gjithnjë e më plotësisht thirrjen tuaj si predikatarë kundrues". Në këtë mënyrë, përfundon Leoni XIV, "besnikë ndaj karizmës dhe përshpirtërisë së themeluesit, pa dyshim do të vazhdoni ta kryeni si duhet misionin tuaj në zemër të Kishës".

24 korrik 2025, 10:31