Imzot Verny, kryetar i Komisionit Papnor p?r mbrojtjen e t? miturve
R.SH. / Vatikan
Imzot Thibault Verny është kryetari i ri i Komisionit Papnor për Mbrojtjen e të Miturve. Do ta vërë përvojën e tij franceze në shërbim të Kishës universale, duke ruajtur përgjegjësitë e tij dioqezane. President i Këshillit për parandalimin dhe luftën kundër pedofilisë brenda Konferencës Ipeshkvnore të vendit të tij deri në qershorin e kaluar, ia kaloi stafetën Kryeipeshkvit Gérard Le Stang, ipeshkëv i Amiens, zgjedhur gjatë asamblesë së fundit plenare.
Së pari në Kryedioqezën e Parisit - e më pas brenda Konferencës së Ipeshkvijve të Francës, Imzot Verny mori pjesë aktive në luftën kundër shpërdorimit në Kishë, duke iu kushtuar dëgjimit dhe shoqërimit të viktimave, si dhe veprimtarisë së nevojshëm me autoritetet civile dhe gjyqësore. Emërimin e tij e shikon si formë njohjeje të punës së kryer nga Kisha Franceze me themelimin e Ciase (Komisionit të pavarur për shpërdorimin seksual në Kishë), deri në botimin e raportit të kreut të saj Jean Marc Sauvé, dhe në themelimin e Inirr, shembull i dëmshpërblimit dhe kompensimit.
Prelati synon të vazhdojë punën e paraardhësit të tij, Kardinalit Amerikan Kapuçin Seán Patrick O’Malley, me të cilin pati mundësinë të bashkëpunonte disa herë, për të rrënjosur kulturën e mbrojtjes së njerëzve të ligshtë, që kanë aq shumë nevojë për mbrojtje në çdo rrethanë