杏MAP导航

K?rko

2025.06.08 I disegni dei bambini del mondo per Papa Leone

"Urimet m? t? mira Pap?s Leoni", vizatime dhe mesazhe nga f?mij?t n? muajin e par? t? papnis?

F?mij?t i shkruajn? Pap?s nga Gaza, Brazili, Indonezia, Italia dhe shum? vende t? tjera. I d?rgojn? mesazhe me urime Leonit XIV, ose paraqesin k?rkesa p?r lutje dhe thirrje p?r paqe n? trojet e tyre t? plagosura nga dhuna

R.SH. - Vatikan

Fëmijë nga e gjithë bota do të dëshironin të ishin të pranishëm në Romë, në këtë ditë të rëndësishme për Papën, që feston sot, 8 qershor, muajin e parë të papnisë. Duke mos mundur, kënaqen vetëm me shprehje artistike, por edhe me letra pothuajse të hapura. Në ato rreshta të thjeshtë, shumëngjyrësh, shpesh të pasigurt, pajisë me vizatime, mund të lexosh britmën e fëmijërisë së plagosur, por ende të aftë të ëndërrojë".

Tema e përsëritur është paqja. Paqja e thirrur, e dëshiruar, e pritur. Fëmijë që ndjehen të braktisur, por që dinë të flasin fjalë të dala nga zemra. Zemër, që sheh tek Papa Leoni një fytyrë të mirë, së cilës mund t'ia besojnë shpresat e tyre.

Me ç’ sy e shikojnë fëmijtë Papën e ri ?

Interesi më i madh i fëmijës është një nga gurët themelorë të mbrojtjes ndërkombëtare për të miturit. I sanksionuar në Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, duhet të ndikojë në çdo veprim në fushat politike, sociale dhe gjyqësore. Megjithatë, shpesh është e vështirë të mbushësh konceptin e interesit më të mirë të fëmijës me përmbajtje konkrete dhe të vlerësosh përputhshmërinë e tij. Ashtu si është tejet e këndshme të shikosh buzëqeshjen fëmijnore kur u shkruajnë letra njerëzve që nisën t’i duan fort, edhe pa shpresë se do t’i takojnë!

08 qershor 2025, 15:53