杏MAP导航

K?rko

2025.03.18 Cupola di San Pietro

Telefonat? e Pap?s me kryeministrin spanjoll: konfliktet, emigracioni, dinjiteti njer?zor

Bised? telefonike dje, nd?rmjet Leonit XIV dhe kryeministrit t? Spanj?s. Nd?r temat e diskutuara, edhe Konferenca IV Nd?rkomb?tare p?r Financimin e Zhvillimit, q? do t? mbahet n? qershor n? Sevilje. Kreu i qeveris?, Pedro Sánchez Pérez-Castejón, i p?rs?riti Pap?s ftes?n p?r t? vizituar vendin

R.SH. - Vatikan

Bisedë telefonike, mbrëmë, ndërmjet Papës Leoni XIV dhe kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez Pérez-Castejón. Njoftimin e dha Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, duke shpjeguar se, gjatë bisedës, Ati i Shenjtë falënderoi Mbretin Philip dhe Mbretëreshën Letizia për praninë e tyre në kremtimin eukaristik për fillimin e shërbimit pjetrin.

"Gjatë bisedës - vazhdon njoftimi për shtyp – u diskutuan tema me interes të ndërsjellë, duke përfshirë krizën e migracionit, nevojën për të ndërtuar ura për zgjidhjen e konflikteve të vazhdueshme dhe për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor".

Së fundi, përfundon nota, “pasi u fol për Konferencën IV Ndërkombëtare mbi Financimin e Zhvillimit, që do të mbahet në qershor në Sevilje, kreu i qeverisë së Spanjës i bëri sërish ftesë Atit të Shenjtë për të vizituar vendin”.

12 qershor 2025, 09:10