杏MAP导航

K?rko

“Meshtar? t? lumtur", Papa takon p?rgjegj?sit p?r baritorin? e thirrjeve

Me rastin e Jubileut t? Seminarist?ve dhe Meshtar?ve, m? 26 qershor, nga ora 15:00 deri n? 18:00, pran? Auditorium Conciliazione, n? Rom?, do t? mbahet takimi i organizuar nga Dikasteri Vatikanit p?r Klerin me tem? t? marr? nga Ungjilli i Gjonit "Ju kam quajtur miq". Ngjarja, n? prani t? Leonit XIV, u drejtohet t? gjith? atyre q? jan? t? angazhuar n? pastoralin vokacional dhe n? formimin e t? rinjve n? seminare.

R.SH. / Vatikan

Me rastin e Jubileut të Seminaristëve dhe Meshtarëve, Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Klerin organizon një çast të rëndësishëm takimi, reflektimi dhe ndarjeje, titulluar "Meshtarë të lumtur - Ju quajta miq" (Gjn 15,15), ngjarje kjo ndërkombëtare me praninë e Papës Leoni XIV,  e cila u drejtohet të gjithë atyre që përfshihen në shërbesën dhe formimin në seminare të atyre të rinjve që kanë thirrje për udhën e meshtarisë a për jetën rregulltare. Takimi do të mbahet të enjten, më 26 qershor 2025, nga ora 15:00. deri në orën 18:00, në Auditorin Conciliazione, në Romë.

Tema e zgjedhur për këtë takim, marrë nga Ungjilli i Gjonit - "Ju quajta miq" (Gjn 15,15) - synon të kujtojë zemrën e thirrjes meshtarake si miqësi me Krishtin, Bariun e Mirë, dhe shërbimin e gëzueshëm ndaj Popullit të Zotit, për zbulimin dhe realizimin e thirrjes së Meshtarit, e cila, para së gjithash, është thirrje për lumturi.

Lutje, ndarje, dëshmi

Takimi do të hapet me një çast lutjeje dhe përshëndetjen e Kardinalit Lazzaro You Heung sik, Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Klerin, i cili do të paraqesë punimet e takimit, duke nënvizuar vlerën e këtij momenti në kuadrin e Vitit Jubilar të Shpresës. Pastaj do të pasojë një seancë e parë, kushtuar pesë përvojave të rëndësishme të kujdesit baritor të thirrjeve të shenjta, të cilat do të ofrojnë një vështrim global mbi praktikat e mira që po zhvillohen në kontinente të ndryshme.

At José Alberto Estrada García, ish-sekretar për Baritorinë e Thirrjeve të Konferencës Ipeshkvore të Meksikës, do të paraqesë përvojën e Qendrës Dioqezane për Thirrje të Shenjta në Monterrey, si shembull konkret i shoqërimit të kandidatëve, në udhën e tyre drejt meshtarisë, në nivelin lokal.

Për Italinë, At Michele Gianola, drejtor i Zyrës Kombëtare për Baritorinë e Thirrjeve, do të flasë për paraqitjen e përmasave të ndryshme të kujdesit baritor të thirrjeve të shenjta, që zhvillohet në vend.

Nga Argjentina, Dr. Maria Lía Zervino do të flasë për përvojën e kujdesit baritor ndaj të rinjve misionarë, që ngjall thirrje për meshtari, për jetën e përkushtuar dhe për martesën e krishterë.

Për Irlandën, Dr. Maura Murphy, drejtoreshë e përgjithshme dhe bashkëthemeluese e Misionit të Familjes së Shenjtë, do të sjellë dëshminë e saj mbi një rilindje të habitshme të thirrjeve të shenjta, që nisi nga vetë të rinjtë: nga një minimum historik prej 12 seminaristësh, sot ka një rritje të konsiderueshme me mbi 35 të rinj që janë në rrugën drejt meshtarisë.

Për Spanjën, ku është nisur një projekt i ri baritor kushtuar thirrjeve të shenjta, do të jetë Don Florentino Pérez Vaquer, drejtor i Sekretariatit të Nënkomisionit Ipeshkvnor për Seminaret e Konferencës Episkopale Spanjolle.

Fjalimi i Papës

Momenti themelor i takimit "Mehtarë të Lumtur" do të jetë fjalimi i Papës Leoni XIV, kohë dëgjimi dhe reflektimi për kuptimin e thirrjes meshtarake sot, bukurinë e saj dhe thirrjen për shenjtëri e bashkim në jetën e përditshme të shërbesës. Pas kësaj, do të ketë një hapësirë për dialog, me pyetje, dëshmi dhe shkëmbim përvojash.

Pjesa e dytë e takimit do t’i kushtohet pesë shembujve të praktikave të mira të formimit fillestar të seminaristëve.

Nga Afrika do të ketë dëshmi që tregojnë sesi, në një kontekst begatije të thirrjeve të shenjta, nuk mungon as përqendrimi në shoshitjen e dallimin serioz dhe formimin e fortë, edhe përmes artikulimit të seminareve të mëdha në komunitete të vogla të jetës si dhe përfshirjes në punën e dorës, si mjet edukativ, veçanërisht në kontekstet e varfërisë.

Filipinet do të ofrojnë shembullin e Seminarit të Zojës së Papërlyer të Malolos, që nxit formimin integral, pjesëmarrës dhe misionar, të lidhur fort me bashkësi të vogla bazë kishtare.

Kolumbia do të paraqesë përvojën e Seminarit Konciliar të San Karlos të dioqezës së Socorros dhe San Gil, të ndarë në pesë bashkësi të vogla që jetojnë në po aq shtëpi të rregulluara rreth një ndërtese qendrore me një Kishë të vogël, si shenjë e pranisë së gjallë të Jezusit ndërmjet tyre.

Nga Brazili, do të flitet për Këshillat Misionare të seminaristëve, rrjet kombëtar që përfshin mbi 110 entitete lokale, nxitës i përvojave misionare dhe takimeve formuese e do të mbahet edhe një konferencë kombëtare trevjeçare.

Së fundmi, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të paraqitet përvoja e dioqezës së Wichita-s (Kansas), e njohur si model shembullor për nxitjen e formimit, që tërheq shumë thirrje të shenjta.

Vigjilja, në Shën Pjetër

Ngjarja propozohet jo vetëm si çast formues dhe informues, por edhe si mundësi vëllazërore për meshtarët, edukatorët, rregulltarët e rregulltaret që janë të angazhuar në formimin fillestar e në baritori për thirrje të shenjta. Puna planifikohet të përfundojë më 26 qershor në orën 18:00, për të marrë pjesë në Vigjiljen e lutjes, që do të mbahet në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

23 qershor 2025, 15:51