杏MAP导航

K?rko

2025.06.06 S.E. il Signor Sergio Mattarella, Presidente della Repubblica Italiana

Presidenti italian Mattarella, n? audienc? tek Leoni XIV

N? Pallatin Apostolik, takimi i par? zyrtar i Pap?s me Kreun e shtetit, shoq?ruar nga e bija, Laura, f?mij?t e tjer? dhe nip?rit e mbesat si dhe nga delegacioni i p?rb?r?, nd?rmjet t? tjer?ve, nga Ministri Tajani. Biseda private, m? pak se nj? or?. Nuk ishte hera e par?! Papa dhe Presidenti jan? takuar edhe n? Bazilik?n e Vatikanit, n? fund t? Mesh?s p?r fillimin e papnis?

R.SH. - Vatikan

Një kompozim me lule e me trengjyrëshin e flamurit italian në oborrin  San Damaso, e priste sot Presidentin e Republikës Italiane, Sergio Mattarella, në vizitë zyrtare tek Papa Leoni XIV. Ishte takimi i parë zyrtar i kreut të shtetit me Papën Prevost, por takimi i dytë, pas atij të 18 majit, në Bazilikën e Vatikanit, në fund të Meshës për fillimin e papnisë, që u krijoi të dyve mundësinë për të shkëmbyer disa fjalë.

Mbërritja në Vatikan

Në Vatikan, Presidenti Mattarella - i pritur sot edhe në Cittadella della Pace di Rondine, pranë Arezzos – mbërriti pak para orës 9 me makinë dhe hyri nga “Harku i Këmbanave” (Arco delle Campane), pasi kaloi Udhën e Pajtimit (Via della Conciliazione), që nga mëngjesi e mbyllur për publikun.

Presidentin e shoqëronin e bija, Laura dhe dy bijtë e tjerë, së bashku me bashkëshortet e tyre dhe pesë nipërit e mbesat. Delegacioni që e shoqëronte përfshinte, ndërmjet të tjerëve, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Zëvendëspresidentin e Këshillit, Antonio Tajani, Ambasadorin Italian pranë Selisë së Shenjtë, Francesco Di Nitto, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Quirinales, Ugo Zampetti. Ndërsa për ta pritur, në Oborrin e Shën Damasit, kishte dalë Regjenti i Prefekturës së Familjes Papnore, Imzot Leonardo Sapienza, përveç rojeve tradicionale të Gardës Zvicerane, të rreshtuara pranë Zotërinjve të Shenjtërisë së Tij. Pas një shkëmbimi përshëndetjesh, presidenti Mattarella arriti tek ashensori i Lozhës së dytë për takimin me Papën Leoni në Bibliotekën e Pallatit Apostolik.

  (@Vatican Media)

Biseda private

Papa, i veshur me një mocetë të kuqe e me stolen papnore, e priti mysafirin me buzëqeshje e shtrëngim duarsh. Pastaj, biseda me dyer të mbyllura, ulur në tavolinë, në Bibliotekë, përfundoi rreth orës 10:10, duke zgjatur më pak se një orë, pas prekjes së temave të ndryshme.

Pikërisht ditën e zgjedhjes së Leonit XIV, më 8 maj, Kreu i shtetit i pati shprehur "urime të përzemërta", duke nënvizuar vlerën e paqes "të çarmatosur" dhe "çarmatosëse", uruar nga Papa kur u duk për herë të parë në Lozhën e Bazilikës. "Në këtë çast historik, në të cilin një mori vendesh të botës po shkatërrohen nga konflikte çnjerëzore, e ku mbi të gjitha, janë të pafajshmit ata që vuajnë pasojat më të ashpra të një barbarie të tillë, dua t'ju siguroj - shkroi Presidenti në mesazhin e tij - angazhimin e Republikës Italiane për të ndjekur marrëdhënie gjithnjë e më të forta me Selinë e Shenjtë e për të vazhduar të nxisë një vizion të botës dhe të bashkëjetesës ndërmjet popujve, të bazuar mbi paqen, garantimin e të drejtave të paprekshme dhe dinjitetit e lirisë për të gjithë njerëzit".

  (@Vatican Media)

Takime me Françeskun në Vatikan

Gjatë papnisë të Papës Françesku, me të cilin e lidhnin marrëdhënie personale respekti dhe miqësie, Presidenti Mattarella e vizitoi disa herë Vatikanin. Vizita e parë, zyrtare, më 18 prill 2015, u pasua, më 10 qershor 2017. Vizitë që Jorge Mario Bergoglio ia ktheu Papës në Kuirinale, në atmosferën e takimit me rreth 200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga zonat e goditura prej tërmetit: Lazio, Umbria, Abruzzo, Marche dhe Emilia Romagna. Papa dhe Presidenti u takuan edhe në Bari, në shkurt 2020, me rastin e takimit të madh "Mesdheu, kufiri i paqes" dhe, po atë vit, në Kampidoglio, në takimin ndërkombëtar të lutjes për paqen, organizuar nga Bashkësia e Shën Egjidit.

Pastaj, më 16 dhjetor 2021, një audiencë tjetër në Vatikan, në fund të mandatit të parë të Mattarell-ës, me fëmijët, nipërit dhe mbesat e tij dhe me të gjithë stafin.

Ishte vizitë lamtumire, por një muaj më vonë Presidenti u rizgjodh. E më 29 maj 2023, Kreu i Shtetit u prit përsëri në Sallën Klementine, për të  marrë nga Papa Çmimin Pali VI.

06 qershor 2025, 11:07