杏MAP导航

K?rko

Papa, t? rinjve: jeni premtim shprese, drit? gjithnj? m? e ndritshme n? unitet

N? nj? mesazh video p?r kremtimin e organizuar nga Kryedioqeza e ?ikagos n? stadiumin e bejsbollit White Sox p?r nder t? tij, Leoni XIV fton p?r t’iu drejtuar dashuris? s? Zotit, q? ?sht? "v?rtet e aft? t? na sh?roj?" n? ?astet e ankthit, t? vetmis? e t? depresionit. Ankthi, kujton, mund t? transformohet k?shtu n? njohje t? pun?s, q? Zoti b?n n? t? gjith? jet?n ton?.

R.SH. / Vatikan

Rreze drite, të vështira për t'u "parë" në horizont. E megjithatë, shkëndija që, duke u rritur në unitet, transformohen në një burim "gjithnjë e më të ndritshëm" dhe më uniform. Si yjet në qiell, Papa Leoni XIV i pikturon të rinjtë, profeci e përmbushur e "shpresës", të cilët bota i ndjek, ndërsa ata vetë e vënë në dyshim veten, e shikojnë "përreth" në çastet e "ankthit" e "izolimit".

Kjo është zemra e videomesazhit, në anglisht, që Papa Leoni XIV e dërgoi me rastin e kremtimit të organizuar nga Kryedioqeza e Çikagos, qyteti i tij i lindjes, sot, më 14 qershor, për ta përgëzuar zgjedhjen e tij si Pasardhës i Pjetrit. Një ngjarje me lutje e muzikë, organizuar në një vend që nuk është aspak i rastit, në Guaranteed Rate Field, stadium i Chicago White Sox - skuadrës së bejsbollit, tifoz i të cilit është edhe Leoni XIV.  

Trinia, model i dashurisë së Zotit

Mesazhi Papës Prevost shpaloset duke u nisur nga Shenjtja Trini, solemniteti i së cilës kremtohet këtë të diel: "Është modeli i dashurisë së Zotit për ne", shkruan Papa.

Tre vetë në një Zot të vetëm jetojnë të bashkuar në thellësinë e dashurisë, në bashkësi, duke e ndarë këtë bashkim me ne të gjithë.

Nga kjo përmasë, Leoni XIV na fton të frymëzohemi në çdo fushë të jetës së përditshme!

Ndërmjet izolimit e trazirave “Zoti po ju kërkon”

Papa i njeh plagët që kanë të rinjtë në zemrat e tyre, veçanërisht pas përvojës së pandemisë: izolimi, paqëndrueshmëria familjare, pasiguritë globale. Situata që mund të na largojnë nga rruga e fesë, por jo nga prania e Zotit.

Në shumë mënyra të ndryshme, Zoti po të kërkon, po të thërret, po të fton të njohësh Birin e tij Jezu Krishtin, përmes Shkrimeve të Shenjta, ndoshta përmes një miku ose një të afërmi…, një gjyshi ose gjysheje, e cila mund të jetë besimtare. Për të zbuluar se sa e rëndësishme është që secili prej nesh t'i kushtojë vëmendje pranisë së Zotit në zemrat tona, dëshirës për dashuri në jetën tonë, duhet të kërkojmë, të kërkojmë vërtet dhe të gjejmë mënyrat se si mund të bëjmë diçka me jetën tonë për t'u shërbyer të tjerëve.

Në miqësi, "kuptimi i vërtetë i jetës"

Leoni XIV nuk i injoron çastet e ankthit, të vetmisë, depresionit ose trishtimit që na pushtojnë gjatë jetës. Por pikërisht këto gjendje mendore mund të kapërcehen duke ua hapur zemrën të tjerëve, duke jetuar shërbimin, duke e rizbuluar "kuptimin e vërtetë të jetës" në miqësi e në bashkësi.

Duke zbuluar se dashuria e Zotit është vërtet e aftë të shërojë, se sjell shpresë dhe se në realitet, duke u takuar si miq, si vëllezër e motra, në një bashkësi, në një famulli, në një përvojë jete të jetuar së bashku në besim, mund të zbulojmë se hiri i Zotit, dashuria e Zotit, mund të na shërojë vërtet, mund të na japë forcën që na nevojitet, mund të jetë burimi i asaj shprese që të gjithëve na duhet në jetën tonë. Ndarja e këtij mesazhi shprese me njëri-tjetrin - rritja e ndërgjegjësimit, shërbimi, kërkimi i mënyrave për ta bërë botën tonë vend më të mirë - na jep jetë të vërtetë të gjithëve dhe është shenjë shprese për mbarë botën.

“Ju duam me ne”

 E, pikërisht ndërsa të rinjtë shikojnë “përreth” në kërkim të vendit të tyre në botë, dëgjohet një thirrje: “Kemi nevojë për ju, ju duam me ne”. Për të kryer një mision që shkon përtej kufijve kishtarë, që ka të bëjë me shoqërinë në tërësi: për të kumtuar një mesazh të vërtetë shprese, për të mbrojtur paqen dhe harmoninë ndërmjet popujve.

“Të rinjve të mbledhur këtu do të doja t’u kujtoja, edhe një herë, se jeni premtimi i shpresës për shumë prej nesh.”

“Fenerë Shprese”

Kundër çdo forme egoizmi dhe mbylljeje, Papa Leoni XIV na fton të kërkojmë shtigje uniteti për të përhapur mesazhin e shpresës. Një përgjigje, siç ndodh shpesh, që Papa e gjen në shkrimet e Shën Augustinit:

Nëse duam që bota të jetë një vend më i mirë, duhet të fillojmë me veten tonë, duhet të fillojmë me jetën tonë, me zemrën tonë”. Kështu, secili prej nesh mund të bëhet “fener shprese” për të tjerët”. Mund të bëhet...

“Ajo dritë, e cila ndoshta në horizont nuk është e lehtë për t’u parë; e megjithatë, ndërsa rritemi në unitetin tonë, ndërsa mblidhemi në bashkësi, zbulojmë se ajo dritë bëhet gjithnjë e më e ndritshme. Ajo dritë që, në të vërtetë, është besimi ynë në Jezu Krishtin. Dhe ne mund të bëhemi ai mesazh shprese, për të mbrojtur paqen dhe bashkimin në mbarë botën”.

Mos e shuani zjarrin, as mos i mpini tensionet

Papa Leoni XIV e njeh shqetësimin që banon në zemrën "e trazuar" të njeriut bashkëkohor. Në mbledhjen e njerëzve që erdhën për të "kremtuar fenë e tyre", vetë Papa e shikon "sa shpresë ka në botë". E njëjta që, siç thotë Shën Pali, "nuk të zhgënjen":

Në këtë Vit Jubilar të Shpresës, Krishti, i cili është shpresa jonë, na thërret vërtet të gjithëve të bashkohemi, në mënyrë që të mund të jemi  shembull i vërtetë i gjallë: drita e shpresës në botën e sotme.

“Sa Shpresa ka në Botë”

Në takimin e njerëzve që erdhën për të “kremtuar fenë e tyre”, vetë Papa e njeh “sa shpresë ka në botë”. E njëjta shpresë që, siç thotë Shën Pali, “nuk të zhgënjen”.

Në këtë Vit jubilar të shpresës, Krishti, shpresa jonë, na thërret vërtet të gjithëve të bashkohemi, në mënyrë që të jemi shembull i gjallë: drita e shpresës në botën e sotme.

15 qershor 2025, 09:16