杏MAP导航

K?rko

2025.06.10 Partecipanti al Giubileo e all'Incontro dei Rappresentanti Pontifici

Papa, nunc?ve apostolik?: t? jeni v?shtrimi i Pjetrit, gjithmon? me t? fundmit

Leoni XIV takon p?rfaq?suesit papnor? n? Vatikan p?r Jubileun e Selis? s? Shenjt? dhe u kujton atyre misionin e "krijimit t? marr?dh?nieve", duke d?shmuar dashurin? e Krishtit, q? ?sht? "gati p?r gjith?ka" dhe duke mbrojtur "t? drejt?n p?r t? besuar n? Zot". Nj? mision, q? duhet kryer n? bashkim me Pap?n dhe me ipeshkvijt? vendas

R.SH. – Vatikan

         “Të jeni njerëz të aftë për të krijuar marrëdhënie” aty ku është më e vështirë, “të jeni gjithmonë vështrimi i Pjetrit”, i cili e di se nuk ka “zgjidhje për gjithçka”, por ka “gjithçka është e rëndësishme, Krishtin” dhe mund të dëshmojë për dashurinë e Tij. Papa Leoni XIV e përshkruan kështu misionin e përfaqësuesve papnorë në shtetet dhe organizatat ndërkombëtare në të gjithë botën, të cilët i takoi sot paradite (10 qershor), në Sallën Klementine, pasi kremtuan së bashku dje Jubileun e Selisë së Shenjtë dhe kaluan Portën Shenjte, me impenjimin “për të qenë dëshmitarë të guximshëm të Krishtit, shpresës sonë”.

“Mbështetem tek ju që në vendet ku jetoni të gjithë ta dinë se Kisha është gjithmonë e gatshme të bëjë gjithçka për dashuri, se është gjithmonë në anën e të fundmëve, të të varfërve dhe, se do të mbrojë gjithmonë të drejtën e shenjtë për të besuar në Zot, për të besuar se kjo jetë nuk është në mëshirën e pushteteve të kësaj bote, por përshkohet nga misteri” hyjnor, nënvizoi Papa, në fjalën drejtuar 98 nuncëve apostolikë e 5 vëzhguesve të përhershëm të pranishëm në sallë.

Unaza me mbishkrimin "sub umbra Petri"
Unaza me mbishkrimin "sub umbra Petri"
Ana e sipërme e unazës së nuncëve me imazhin e Zojës Salus Populi Romani
Ana e sipërme e unazës së nuncëve me imazhin e Zojës Salus Populi Romani

Në bashkim me Papën dhe me ipeshkvijtë vendas

Para se t'u jepte unazën me frazën "sub umbra Petri" (nën hijen e Pjetrit), e cila përshkruan mirë kuptimin e shërbimit të tyre, Ati i Shenjtë i ftoi përfaqësuesit papnorë të ndihen "gjithmonë të lidhur me Pjetrin, të mbrojtur nga Pjetri, të dërguar nga Pjetri".

“Vetëm në bindjen dhe në bashkimin e frytshëm me Papën, shërbesa juaj mund të jetë efikase për ndërtimin e Kishës, në bashkim me ipeshkvijtë vendas”, vijoi më tej Leoni XIV, duke theksuar se ky shërbim i nuncëve është mjet uniteti, në favor të mbrojtjes së dinjitetit të çdo njeriu.

  (@Vatican Media)

Rrjet, që mbështet Papën në misionin e tij

Papa u përshëndet fillimisht nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, i cili vuri në dukje rëndësinë e punës së nuncëve apostolikë. Ati i Shenjtë iu përgjigj, duke theksuar rolin e tyre sidomos në zgjedhjen e kandidatëve për ipeshkëv, por edhe kontributin për t’i dhënë botës të kuptojë mesazhin e Papës e të Vatikanit. Vetë përfaqësuesit papnorë, që vijnë nga vende të ndryshme, nënvizoi Leoni XIV, janë “model – jo i përsosur, por kuptimplotë – i mesazhit të vëllazërimit njerëzor e të paqes ndërmjet popujve”, që propozon Selia e Shenjtë. Gjithashtu, vetë Papa ndihmohet nga “dokumentacioni, reflektimet, përmbledhjet e përgatitura nga nuncët dhe bashkëpunëtorët e tyre”, të aftë të krijojnë marrëdhënie, ura, të kuptojnë problematikat e zgjidhjet e mundshme për çdo vend.

“Të jeni gjithmonë vështrimi i Pjetrit! – u kërkoi Ati i Shenjtë. – Të jeni njerëz të aftë të krijojnë marrëdhënie aty ku është më e vështirë. Por, duke vepruar kështu, ruajeni të njëjtën përvujtëri dhe të njëjtin realizëm të Pjetrit, i cili e di shumë mirë se nuk ka zgjidhje për gjithçka”.

Në fakt, Shën Pjetri thotë se nuk ka “as ar, as argjend”, por e di se zotëron çfarë ka vërtet rëndësi, “Krishtin, kuptimin më të thellë të çdo ekzistence: ‘Në emër të Jezu Krishtit, Nazareasit, ec!’”, i tha apostulli sakatit, të cilin e shëroi, siç tregohet në kreun 3 të Veprës së Apostujve. Sepse, vërejti Papa, “të japësh Krishtin do të thotë të japësh dashuri”, të dëshmosh për atë bamirësi, “që është gati për gjithçka”.

  (@Vatican Media)

“Shenjtorët diplomatë” Gjoni XXIII dhe Pali VI

Së fundi, Papa i ftoi nuncët apostolikë ta shenjtërojnë jetën, sipas shembullit të shenjtorëve, “që kanë qenë pjesë e shërbimit diplomatik të Selisë së Shenjtë, si Shën Gjoni XXIII dhe Shën Pali VI”. E nënvizoi se roli i Pjetrit është të “përforcojë në fe”: edhe përfaqësuesit papnorë kanë nevojë për këtë përforcim “që të bëhen lajmëtarë e shenjë e dukshme e Pasardhësit të Pjetrit në çdo anë të botës”.

10 qershor 2025, 12:22