杏MAP导航

K?rko

Lufta n? Ukrain? Lufta n? Ukrain?

Papa: mjaft me luft?n. T? mos tundohemi nga arm?t, mund t? biem n? barbari

N? fund t? audienc?s s? p?rgjithshme, Leoni XIV shpreh vuajtjet Kish?s p?r dhun?n kund?r popujve t? Ukrain?s dhe Lindjes s? Mesme. Ati i Shenjt? ngre z?rin kund?r t? ashtuquajturave “arm? shkencore”, q? mund t? ?ojn? n? mizori m? t? tmerrshme se ato t? s? kaluar?s dhe u b?n thirrje p?rgjegj?sve t? ndalen, "n? em?r t? s? drejt?s nd?rkomb?tare". "Lufta ?sht? gjithmon? disfat?", citon ai Pap?n Fran?esku. Nd?rsa, me Piun XII, pohon: "Asgj? nuk humbet me paqen, gjith?ka mund t? humbas? me luft?n"

R.SH. – Vatikan

Të fuqishme, fjalët e Papës Leoni XIV në fund të audiencës së sotme të përgjithshme, kundër luftës e vuajtjeve të popullsive në anë të ndryshme të botës. Ati i Shenjtë kujton Papët paraardhës, duke denoncuar sërish tmerrin, që sjell çdo konflikt, sidomos në këtë epokë të teknologjive të përparuara.

Të dashur vëllezër dhe motra, zemra e Kishës thyhet nga britmat, që lartohen në vendet e luftës, veçanërisht, në Ukrainë, Iran, Izrael, Gaza. Nuk duhet të mësohemi me luftën, përkundrazi, duhet ta hedhim poshtë si tundim joshjen nga armatimet e fuqishme dhe të sofistikuara”.

Rreziku i barbarive

Fjalë, që kujtojnë rrezikun atomik, tejet i pranishëm këto ditë, sidomos pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, me sulmet ndërmjet Izraelit dhe Iranit. Dje, edhe ndërhyrja e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili e kërcënoi Iranin të heqë dorë menjëherë nga programi bërthamor, përndryshe Uashingtoni do të ndërhyjë përkrah Izraelit për të hedhur poshtë regjimin e ajatollahëve. Një epokë me rrezik për të gjithë njerëzimin, e cila, për Papën Leoni XIV, mund të kompromentojë të ardhmen e botës.

Meqenëse në luftën e sotme përdoren armë shkencore të të gjitha llojeve, mizoria e saj kërcënon t'i çojë palët ndërluftuese në barbari shumë më të mëdha se në të kaluarën”.

Thirrjet e Françeskut dhe të Piut XII

Më pas, Ipeshkvi i Romës u bën thirrje drejtpërdrejt krerëve të kombeve, në vazhdën e Papëve, që e kanë ngritur zërin kundër luftës.

Në emër të dinjitetit njerëzor dhe të së drejtës ndërkombëtare, u përsëris përgjegjësve të botës fjalët, që thoshte shpesh Papa Françesku: lufta është gjithmonë disfatë! E, edhe me Papën Piun XII: ‘Asgjë nuk humbet me paqen. Gjithçka mund të humbasë me luftën’”.

Një familje e vetme njerëzore

Papa e përsërit thirrjen e tij për paqe edhe gjatë përshëndetjeve për delegacionin ndërkombëtar të "Hope80", shoqatë e impenjuar për të nxitur pajtimin, sidomos këtë vit, që shënon 80-vjetorin e përfundimit të Luftës II Botërore: "Flaka e dashurisë hyjnore dhe e vëllazërimit - u lut Ati i Shenjtë – u djegtë gjithnjë me intensitet në zemrat e burrave dhe grave të familjes sonë të vetme njerëzore".

18 qershor 2025, 12:05