杏MAP导航

K?rko

Papa: d?shira ime, nj? Kish? e bashkuar, tharm i bot?s s? pajtuar

N? fest?n e Zemr?s s? Krishtit, Leoni XIV kryeson n? Sh?n Pjet?r Mesh?n me 32 shugurime, q? p?rmbyll Jubileun kushtuar meshtar?ve. Prift?rinjve u b?ri thirrje t? vendosin n? qend?r Eukaristin?, t? ushtrojn? dashurin?, t? kujdesen p?r popullin e Zotit dhe t? kultivojn? unitetin n? Kish?. "Shikoni shembullin e fort? t? atyre q? n? jet? i sh?rbyen Zotit dhe v?llez?rve me p?rkushtim", nxit Papa, duke rekomanduar t? mos magjepsen nga modelet e suksesit "t? paq?ndrueshme".

R.SH. – Vatikan

"Në Meshën solemne të fillimit të pontifikatit tim, shpreha para Popullit të Zotit një dëshirë të madhe: 'Një Kishë të bashkuar, shenjë uniteti dhe bashkimi, që të bëhet tharm për një botë të pajtuar'". Kështu tha mes tjerash Papa Leoni XIV në homelinë e Meshës kremtuar sot në Bazilikën e Shën Pjetrit, në të cilën shuguroi 32 meshtarë të rinj. "Kthehem, sot, për ta bashkëndarë me të gjithë ju: të pajtuar, të bashkuar dhe të transformuar nga dashuria që buron me begati nga Zemra e Krishtit, të ecim së bashku në gjurmët e Tij, të përulur dhe të vendosur, të qëndrueshëm në fe dhe të hapur ndaj të gjithëve në dashuri, të sjellim në botë paqen e të Krishti të Ngjallur, me atë liri që vjen nga të diturit se jemi të dashur, të zgjedhur dhe të dërguar nga Ati", theksoi më pas Papa Prevost.

Sot qe Mesha e dytë e pontifikatit me shugurime meshtarake për Papa Leonin XIV. E para, më 31 maj. Dhe sot paradite, në solemnitetin e Zemrës së Krishtit, gjithmonë në Bazilikën e Shën Pjetrit, janë 32 ata që u shuguruar meshtarë. Leximet e kremtimit: Leximi i parë është marrë nga libri i Ezekielit profet (34, 11-16); pastaj, psalmi 22; dhe Leximi i dytë, nga letra e Shën Palit apostull drejtuar Romakëve (5, 5b-11). Së fundi, Ungjilli sipas Lukës, në kapitullin 15: episodi ungjillor i deles së humbur e të gjetur.

“Doni ta ushtroni gjatë gjithë jetës shërbimin meshtarak në shkallën e presbiterëve”, “të përmbushni denjësisht dhe me urti shërbimin e fjalës”, “të kremtoni me devotshmëri dhe besnikëri misteret e Krishtit”, “të luteni për mëshirën hyjnore për popullin që ju besohet”, “të jeni gjithnjë e më ngushtësisht të bashkuar me Krishtin”? Pyetjet që Papa u bën 32 meshtarëve të ri të shuguruar sot në Vatikan nga Italia, India, Sri Lanka, Rumania, Afrika Qendrore, Kameruni, Angola, Vietnami, Etiopia, Tanzania, Gana, Nigeria, Koreja, Meksika, Uganda, Australia, Papua Guinea e Re, Meksika, Kenia, Brazili, Kroacia, Sllovakia, Ukraina etj, pasojnë një homeli intensive të përqendruar në mënyrën se si meshtarët mund ta bëjnë “të pranishëm në botë” “misterin e mishërimit, vdekjes dhe ngjalljes së Jezu Krishtit Zot” që u është “besuar” dhe se si “të kontribuojnë në këtë vepër shëlbimi”.

Në solemnitetin e sotëm të Zemrës së Shenjtë të Jezusit dhe në Ditën e 29-të Botërore të Lutjes për Shenjtërimin e Meshtarëve, themeluar nga Gjon Pali II në vitin 1995, Leoni XIV kryeson, sot më 27 qershor, në Bazilikën e Shën Pjetrit, Meshën me shugurimet meshtarake që përmbyll edhe Jubileun e priftërinjve. Papa Prevost u drejtohet para së gjithash meshtarëve “që kanë ardhur në Vatikan pranë varrit të apostullit Pjetër për të kaluar Portën e Shenjtë, për t’i zhytur sërish në Zemrën e Shpëtimtarit” “petkat e tyre pagëzimore dhe meshtarake”. Ati i Shenjt i nxiti meshtarët të vendosin në qendër të jetës së tyre Eukaristinë, të mos harrojnë lutjen, të kujdesen për popullin e Zotit, të ushtrojnë dashurinë dhe mbi të gjitha të kultivojnë unitetin në Kishë, nga e cila të burojnë frytet e paqes.

27 qershor 2025, 12:07