Papa, fran?eskan?ve dhe trinitar?ve: gjithnj? n? sh?rbim t? t? tjer?ve
R.SH- - Vatikan
Zoti u frymëzoi Shën Huan de Matës, themelues i Urdhrit të Trinisë së Shenjtë dhe të Skllevërve - i njohur me emrin Trinitarëve - dhe Shën Françeskut, nismëtarit të Urdhrit të Vëllezërve të Vegjël Konventualë, "rrugën shpirtërore të shërbimit" dhe "dëshirën për ta diskutuar me Pasardhësin e Pjetrit dhuratën e marrë nga Shpirti Shenjt e për ta vënë atë në shërbim të Kishës".
Kështu e theksoi Leoni XIV kontributin e dy figurave të rëndësishme të Kishës në fjalën drejtuar anëtarëve të Kapitujve të Përgjithshëm të dy familjeve rregulltare, të cilët u takuan këtë mëngjes, më 20 qershor, në Sallën Klementine të Pallatit Apostolik. Duke kujtuar "kontributin e madh në reformën e jetës fetare" që sollën këta dy shenjtorë, Papa u drejtoi fjalë të veçanta dy urdhrave. Trinitarët i inkurajoi në misionin për të mbështetur ata që ndiqen në fenë e tyre në të gjithë botën, ndërsa françeskanët i nxiti të udhëhiqen nga Fryma e Krishtit në të gjitha veprimet e tyre.
Shën Huan de Mata, Shën Françesku e Kisha
Duke folur për dy shenjtorët themelues, Papa rikujtoi një pikturë në absidën e Bazilikës së Shën Gjonit në Lateran, që paraqet Papën Inocenci III, i cili miratoi themelimin e dy urdhrave rregulltarë, ndërsa priste Shën Françeskun dhe San Juan de Matën së bashku. I pari "është në gjunj, me një libër të madh të hapur", duke treguar kështu "bindjen ndaj Kishës e duke e paraqitur projektin e tij jo si të vetin, por si një dhuratë hyjnore", shpjegon Leoni XIV. I dyti “qëndron në këmbë duke mbajtur në dorë Rregulloren, që e hartoi së bashku me Papën”, e duke e paraqitur “tekstin e miratuar” si “kulm i një pune absolutisht të nevojshme për të realizuar qëllimin që ia frymëzoi Zoti”.
Të dyja sjelljet, larg çdo kundërshtimi ndërmjet tyre, do të ndriçonin njëra-tjetren dhe do të ishin prijëse për shërbimin që Selia e Shenjtë e kryen që atëherë në favor të të gjitha karizmave.
Urdhrat në shërbim të të afërmit
Të dy shenjtorët ballafaqohen me Papën për këtë frymëzim që e morën nga Shpirti Shenjt për Kishën - shtoi Papa - Shën Françesku "i shpjegon Papës nevojën për të ndjekur Jezusin pa ngurrim, pa qëllime të tjera, pa paqartësi ose artificialitet". Ndërsa Shën Juan de Mata "e shprehu këtë të vërtetë me fjalë, që më vonë do të jenë themelore dhe që Shën Françesku do t'i bëjë të vetat". "Një shembull i bukur do të ishte ai i të jetuarit "pa asgjë të vetën", pa asgjë "të fshehur në dhomën e xhepit a të zemrës", siç theksoi Papa Françesku", vëren Leoni XIV.
Një tjetër nga këto terma shpreh nevojën që ky kushtim të shndërrohet në shërbim, që eprori të perceptohet si ministër, domethënë ai që e bën veten më të vogël, të jetë shërbëtori i të gjithëve. Është interesante të vihet re se si verseti i Shën Mateut ndikoi mbi fjalorin e të gjithë jetës rregulltare, sepse thirrja prijës, mjeshtër, magjistër ose ministër, e modelon të gjithë konceptin e autoritetit si shërbim.
Misioni i Trinitarëve: pranë atyre, që persekutohen
Papa iu drejtua më pas Trinitarëve në spanjisht, duke i ftuar të vazhdojnë "t'i ngushëllojnë ata që nuk mund ta jetojnë fenë e tyre në liri". "Mos pushoni kurrë s’i kujtuari në lutjet tuaja dhe në angazhimin tuaj të përditshëm ata që persekutohen për shkak të fesë së tyre" - pohoi Papa – duke kujtuar se bashkohej me këtë ndjet:
Ky tension për anëtarët e Kishës, që vuajnë më shumë, do të tërheqë vëmendjen e thirrjeve, të besimtarëve dhe të njerëzve vullnetmirë ndaj këtij realiteti dhe do t'ju ketë në dispozicion për shërbimet që kryeni në Gadishullin Arabik, Lindjen e Mesme, Afrikën dhe nënkontinentin Indian.
Vëllezërve të Vegjël: jo interesi ynë personal, por ai i Krishtit
Papa i nxiti vëllezërit e vegjël konventualë t’i drejtohen Zotit për të gjitha vendimet e tyre, edhe për moton e kapitullit të tyre të përgjithshëm. "Nuk është interesi ynë personal që duhet të na lëvizë, por ai i Krishtit; Shpirtin e tij duhet ta dëgjojmë së pari, për të 'shkruar të ardhmen në të tashmen'", përsëriti:
Të dashur bij të Shën Françeskut të Asizit, në tetëqindvjetorin e kompozimit të Këngës së Krijesave ose të Vëllait Diell, ju nxis të jeni, secili personalisht dhe në secilën prej vëllazërive tuaja, kujtesë e gjallë e përparësisë së lavdërimit të Zotit në jetën e krishterë.